Kthehu te lista
Punë

Housekeeping Supervisor

Crowne Plaza Durres by IHG Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
***Kandidatët duhet të kenë të drejtë ligjore pune në Shqipëri. Sponsorizimi i vizës nuk ofrohet për këtë pozicion.*** **Pozicioni: Supervizor/e Housekeeping Departamenti: Hou sekeeping **Raporton tek:** Menaxherja e Housekeeping **Vendndodhja:** Crowne Plaza Durrës Supervizori/e i/e Housekeeping është përgjegjës/e për mbikëqyrjen dhe koordinimin e operacioneve të përditshme të departamentit të Housekeeping, duke garantuar që dhomat e klientëve dhe ambientet publike të hotelit të përmbushin standardet më të larta të pastërtisë, higjienës dhe prezantimit, në përputhje me standardet e brandit dhe politikat e brendshme të hotelit. **Përgjegjësitë Kryesore** • Koordinon dhe ndjek realizimin e detyrave ditore të stafit të Housekeeping, sipas planifikimit të përcaktuar nga Menaxherja e Departamentit • Mbikëqyr dhe kontrollon cilësinë e pastrimit në dhoma dhe ambiente publike • Siguron respektimin e standardeve të brandit, procedurave operative dhe politikave të brendshme • Verifikon gatishmërinë e dhomave për check-in në bashkëpunim me Front Office • Raporton dhe ndjek problematikat e mirëmbajtjes në bashkëpunim me departamentin përkatës • Monitoron përdorimin korrekt të pajisjeve, materialeve dhe kimikateve të pastrimit • Trajnon, orienton dhe mbështet punonjësit e rinj gjatë procesit të integrimit • Vlerëson performancën e stafit dhe raporton periodikisht tek Menaxherja e Housekeeping • Mbështet në menaxhimin dhe kontrollin e inventarit të linjave, uniformave dhe materialeve të konsumit • Siguron respektimin e rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë **Kualifikimet dhe Kërkesat** • Minimumi 2 vite eksperiencë në departamentin Housekeeping në hotel • Minimumi 1 vit eksperiencë në rol supervizues • Njohuri të mira të standardeve të higjienës dhe procedurave standarte operative • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale • Njohuri të mira të gjuhës angleze • Fleksibilitet për turnet e punes • Vendbanimi në Durrës përbën avantazh** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/housekeeping-supervisor-at-crowne-plaza-durres-by-ihg-4364507598
Niveli: mid level

Publikuar 15/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme