Kthehu te lista
Punë

Human Resources Director

Chaonian Hotel Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Përshkrimi i Kompanisë** Chaonian Hotel, i vendosur në Drimadhë, Dhërmi, Shqipëri, është një strukturë luksoze në sektorin e mikpritjes (aktualisht në ndërtim), me 119 dhoma. I pozicionuar në një ambient piktoresk buzë detit, hoteli ndërthur një paketë të plotë facilitetesh dhe shërbimesh të standardit me 5 yje, me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj ofrimit të një shërbimi të shkëlqyer dhe krijimit të një mjedisi pune të ngrohtë për stafin. **Përshkrimi i Pozicionit** Ky është një rol me kohë të plotë, hibrid, për pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore. Drejtori/ja i/e Burimeve Njerëzore do të mbikëqyrë proceset e menaxhimit të H.R., përfshirë zbatimin e politikave, rekrutimin dhe planifikimin e fuqisë punëtore. Përgjegjësitë përfshijnë menaxhimin e marrëdhënieve me punonjësit, vlerësimet e performancës, respektimin e legjislacionit të punës, si edhe hartimin e strategjive për forcimin e kulturës së punës. Roli kërkon bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e kompanisë e bordin. **Kualifikimet** - Ekspertizë të fortë në rekrutimin e talenteve dhe networking - Mbi 5 vite përvojë në Burime Njerëzore - Njohuri të gjuhës angleze në nivel mesatar-profesional **Çfarë mund të përbëjë avantazh:** - Ekspertizë e fortë në: politikat/strategjitë e H.R., tregun e punës, legjislacionin e punës dhe institucionet përkatëse - Diplomë Bachelor në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, ose fushë të ngjashme; diplomë e avancuar ose certifikime në H.R. **Kompensimi & Përfitimet** - Full Board (akomodim në objekt/ushqim dhe pije) - Pagë 12-mujore (punësim i përhershëm) - Mundësi për të punuar nga shtëpia gjatë periudhës vjetore të mbylljes së aktivitetit të hotelit Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/human-resources-director-at-chaonian-hotel-4388476604
Niveli: senior

Publikuar 25/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme