Kthehu te lista
Punë

Infermier

Diaverum Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Shëndetësi, Medicinë
Location: Shkodër, AL Date Posted: 6 Jan 2026 Contract type: Permanent Work Type: On-site Part Time / Full Time: Full Time **Kujdesi për pacientët në klinikë** **Të ruaj standarde të larta të kujdesit ndaj pacientit në klinikë mbi një bazë njëzet e katër orë** - Ofron kujdes të drejtpërdrejtë për pacientët njëzet e katër orë duke përdorur Standardet e përcaktuara nga Praktika e Infermierisë. - Zbaton politikat dhe procedurat e shërbimit infermieror dhe të departamenteve të tjera kur kujdeset për pacientët. - Siguron që privatësia dhe konfidencialiteti i pacientit të ruhen në çdo kohë. - Vlerëson gjendjen e pacientit dhe nevojat e infermierisë. Vendos qëllime në bashkëpunim me pacientin dhe persona të tjerët të rëndësishëm. Ofron ndërhyrjet e duhura të infermierisë për të përmbushur qëllimet. Vlerëson efektivitetin e veprimeve infermierore me vlerësimin kritik të rezultateve të pacientit. - Administron medikamentet dhe kryen trajtime në përputhje me standardet, politikat dhe procedurat e përcaktuara. - Mban shënime koncize dhe të sakta infermierore. - Bashkëpunon me stafin mjekësor për zbatimin e aktiviteteve multi-disiplinore dhe infermierore për kujdesin ndaj pacientit. - Raporton vëzhgime dhe reagime përkatëse në lidhje me pacientët tek personi i duhur dhe i regjistron ato vëzhgime me saktësi. - Zbaton kërkesat e kryeinfermierit dhe në mungesë të tij/saj personit që e zëvendëson. - Përdor nevojat e kujdesit për pacientët, aftësitë e personelit infermieror dhe kualifikimet si udhëzues kur shpërndahen detyra për anëtarët e tjerë të ekipit shëndetësor. - Përgatit dhe plotëson në mënyrë të qartë në dosjet infermierore dhe elektronike, të dhënat mjekësore dhe të dhëna të tjera të nevojshme për të gjithë pacientët të cilëve i ofrohet shërbim shëndetësor. - Kujdeset për shqetësimet dhe problemet mjekësore të pacientit në kohën e duhur. - Përfshihet në edukimin e pacientit për dietën, mjekimet, kujdesin për aksesin vaskular etj. - Është përgjegjës për monitorimin ditor dhe mirëmbajtjen e sistemit të trajtimit të ujit. - Asiston në zona të tjera të Shërbimit të Infermierisë kur kërkohet. - Respekton kodin e veshjes. - Krijon një raport profesional me personelin e klinikës, pacientët dhe familjarët. - Demonstron kompetencë në procedurat e urgjencës siç janë CPR dhe procedurat e tjera. - Mban një mjedis të pastër dhe të sigurt për pacientët, vizitorët dhe kolegët duke ndjekur politikat e kontrollit në rast të zjarrit, sigurisë dhe infeksionit - Siguron që pajisjet dhe furnizimet të ruhen të pastra dhe të mirëmbahen siç duhet. **Menaxhimi dhe Komunikimi** **Bashkëvepron në mënyrë efektive me pacientët, familjarët dhe anëtarët e ekipit për të ruajtur standardet e kujdesit profesional për pacientët, familjet dhe vizitorët** - Demonstron ndjeshmëri ndaj besimeve kulturore dhe fetare përmes një qëndrimi të kujdesshëm dhe respektues. - Demonstron aftësi efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal duke përdorur terminologjinë e njohur mjekësore. - Promovon marrëdhënie pozitive me stafin dhe pacientët. - Demonstron aftësi efektive të menaxhimit të kohës dhe vendosjes së përparësive në kujdesin ditor të infermierisë. - Përdor furnizimet dhe burimet me kosto efektive. **Edukimi** - Diplomë nga Fakulteti i Infermierisë - Licensë nga Urdhri i Infermierit **Eksperienca** - Preferohet me Eksperience **Gjuhët dhe aftësitë kompjuterike** - Aftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim të Gjuhës Angleze - Njohuri bazë në fushën e Informatikës Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/infermier-at-diaverum-4351256112
Niveli: mid level

Publikuar 27/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme