Kthehu te lista
Punë
Logo Heb's Albania

Information Technology Support Specialist

Heb's Albania

information-technology-support-specialist-xtoico

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
HEB’S ALBANIA PO KËRKON IT SUPPORT Heb’s Albania është në kërkim të një IT Support për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë. Përgjegjësitë kryesore: • Ofrimi i suportit teknik për pikat Heb’s dhe zyrat qendrore; • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT; • Suport dhe monitorim për sistemet POS, KDS, kioskat dhe pajisjet e lidhura me operacionet e pikave; • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve me rrjetin, internetin dhe pajisjet teknike; • Koordinimi per zgjidhjen e problematikave; • Ndjekja dhe dokumentimi i problematikave teknike deri në zgjidhjen e tyre. Kërkesat: • Arsim ose eksperiencë në IT, Informatikë apo fusha të ngjashme; • Njohuri të mira të hardware, software dhe rrjeteve; • Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike; • Gatishmëri për ndërhyrje teknike në pikat Heb’s kur është e nevojshme; • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe përgjegjshmëri në punë; • Eksperienca në suport IT për retail, restorante apo sisteme POS përbën avantazh. 📍 Lokacioni: Tiranë, Shqipëri 🏢 Kompania: Heb’s Albania - Nëse je i/e interesuar të bëhesh pjesë e ekipit tonë, dërgo CV-në tënde duke specifikuar në subjekt pozicionin “IT Support”, në emailin elita.cermjani@hebs.com Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4461004844/
Niveli: senior

Publikuar 30/08/2026 · Skadon 29/10/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme