Kthehu te lista
Punë

Instructor

Edumind Academy Flamuri i Maqedonia e Veriut Shkupi, Maqedonia e Veriut Të tjera
Je i/e apasionuar pas **mësimdhënies dhe teknologjisë** ? Edumind Academy po zgjeron ekipin akademik dhe kërkon **instruktorë të motivuar dhe të kualifikuar** për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje. **Rreth Edumind** Edumind Academy është një institucion arsimor i **specializuar në Teknologjinë e Informacionit (IT)** , i përkushtuar në ofrimin e **arsimit cilësor dhe praktik** për fëmijë, adoleshentë dhe studentë. Ne zhvillojmë **programe të strukturuara dhe të orientuara drejt aftësive reale të tregut** , duke kombinuar njohuritë teorike me aplikimin praktik në fusha si programimi, zhvillimi i uebit dhe teknologjitë moderne. Misioni ynë është të fuqizojmë brezin e ri me kompetenca digjitale të forta dhe t’i përgatisim ata për sukses akademik dhe profesional në botën e teknologjisë. **Pozita: Instruktor (On-site)** Instruktori në Edumind Academy do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe zhvillimin e orëve mësimore, ofrimin e mbështetjes akademike për nxënësit, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të përmbajtjes mësimore, në dy lokacionet tona në Çair dhe Saraj (Shkup). **Detyrat dhe Përgjegjësitë** - Planifikimi dhe zhvillimi i orëve mësimore efektive dhe të strukturuara - Përgatitja dhe përshtatja e materialeve mësimore sipas programeve përkatëse - Udhëheqja dhe mentorimi i nxënësve në projekte individuale dhe grupore - Monitorimi dhe vlerësimi i progresit të nxënësve - Ofrimi i feedback-ut konstruktiv dhe mbështetjes akademike - Administrim dhe menaxhim profesional i klasave të caktuara - Bashkëpunimi me ekipin akademik për përmirësimin e metodologjisë dhe përmbajtjes - Pjesëmarrja në trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional për përditësim me teknologjitë e reja **Kriteret e Aplikimit** Kriteret varen nga programi trajnues që do të zhvillohet: 1. Trajnimi "Bota e IT-së për Fëmijë" (për moshat 8–12 vjeç) - Diplomë në Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme - Njohuri të avancuara në: Scratch, App Inventor, Code.org - Njohuri të mira në Python - Njohuri në platforma të dizajnit digjital si: Canva, Adobe Express (ose të ngjashme) - Përvoja e mëparshme në ligjërim dhe/ose mësimdhënie përbën avantazh. 2. Trajnimi "Bazat e Uebit" (për moshat 13-16 vjeç) - Diplomë në Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme - Njohuri të avancuara në: HTML, CSS, JavaScript, SQL, C#, .NET - Njohuri në React ose framework-e të ngjashme përbëjnë avantazh - Përvoja e mëparshme në ligjërim dhe/ose mësimdhënie përbën avantazh. **Aplikimi:** Të interesuarit ftohen të aplikojnë drejtpërdrejt përmes LinkedIn. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të përzgjedhjes. Burimi: https://mk.linkedin.com/jobs/view/instructor-at-edumind-academy-4350915977
Niveli: mid level

Publikuar 03/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme