Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Fonderie

Everest SHPK Flamuri i Shqipëri Kamëza, Shqipëri Të tjera
**EVEREST shpk**  – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Inxhinieri Fonderie për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi ne Repartin e Fonderisë. Inxhinieri Fonderisë në bashkëpunim me Përgjegjësin e repartit ka si qëllim menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të shkrirjes dhe derdhjes së aluminit, duke garantuar cilësinë e produktit, efikasitetin e prodhimit dhe zbatimin e standardeve teknike dhe të sigurisë. Inxhinieri bashkëpunon ngushtë me ekipet e prodhimit, cilësisë dhe mirëmbajtjes për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve. Punë me turne. **Detyrat Kryesore:** - Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e proceseve të shkrirjes dhe derdhjes së aluminit. - Monitorimi i parametrave të procesit dhe sigurimi i cilësisë së produktit final. - Optimizimi i proceseve për rritjen e eficiencës dhe uljen e humbjeve. - Bashkëpunimi me departamentet e Prodhimit, Cilësisë dhe Mirëmbajtjes. - Zbatimi i standardeve teknike, të sigurisë dhe procedurave operative. - Analiza e problemeve teknike dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësim të vazhdueshëm. **Kualifikimet:** - Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Metalurgji, Materiale ose fusha të ngjashme. - Eksperiencë pune në fonderi ose në industrinë e aluminit përbën avantazh. - Njohuri mbi proceset e shkrirjes, aliazhimit dhe derdhjes së aluminit. - Aftësi analitike dhe organizative. - Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion. - Njohuri të mira të MS Office; njohja e programeve teknike përbën avantazh. **Aftësitë:** - Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi. - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi. Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim. Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail  **hr@everest.al**  ose duke aplikuar direkt nga LinkedIn. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-fonderie-at-everest-shpk-4360559577
Niveli: mid level

Publikuar 06/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme