Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Kostoist

IXHEM SHPK Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
Jemi në kërkim të një personi për pozicionin: **Inxhinier Kostoist** **Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:** - Përllogarit kostot e projekteve dhe përgatit preventivat, librat e masave (BOQ) dhe buxhetin e investimit. - Verifikon sasitë e punimeve sipas projekteve arkitektonike, strukturore dhe MEP. - Monitoron shpenzimet gjatë ndërtimit, krahason kostot reale me buxhetin dhe propozon masa korrigjuese. - Analizon ofertat dhe tenderët, krahason çmimet dhe kushtet kontraktuale dhe ndihmon në përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme. - Ndjek kontratat financiare, kontrollon faturimet, përgatit situacionet për pagesa dhe llogarit punimet shtesë. - Përgatit raporte financiare dhe parashikime të kostos finale në bashkëpunim me ekipet teknike dhe drejtuesit e kompanisë. **Kërkesat:** - Diplomë universitare Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndërtimi/Civile. - Eksperiencë në përllogaritjen e kostove, hartimin e preventivave dhe librave të masave (BOQ). - Njohuri të forta në leximin dhe interpretimin e projekteve arkitektonike, strukturore dhe MEP. - Njohuri në buxhetimin dhe kontrollin e kostove gjatë fazës së ndërtimit. - Aftësi për përgatitjen e raporteve financiare, analizën e kostove, devijimeve dhe riskut financiar. - Aftësi të mira komunikimi dhe të punuarit në ekip. - Njohje të gjuhës angleze. Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit **069 40 87 215** ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: **hr@ixhem.com** ose **eridona.jaho@ixhem.com.** **Adresa: *Vrrine, Sektor Rinia Durrës* .** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-kostoist-at-ixhem-shpk-4354204046
Niveli: mid level

Publikuar 22/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme