Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Kostoist

Progeen Construction Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN sh.p.k.** është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Pozicioni:** Inxhinier Kostoist **Vendndodhja:** Durrës **Përmbledhja e Rolit:** Progeen po kërkon një Inxhinier Kostoist, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objektit në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. **Detyrat Dhe Përgjegjësitë** - Përgatit dhe përllogarit kostot e projektit duke përfshirë materialet, punën, paisjet dhe shpenzimet e tjera të lidhura me ndërtimin, në përputhje me specifikimet e kontratës, planin e zbatimit dhe preventivin e kontratës. - Monitoron dhe kontrollon buxhetin e projektit për të siguruar që punimet të mbeten brenda kufijve të parashikuar dhe raporton rregullisht mbi çdo devijim të mundshëm. - Vlerëson ndikimin e ndryshimeve në projekt (nëse ka) dhe përllogarit koston shtesë ose kursimin nga ndryshimet e mundshme, duke siguruar që ato të jenë të dokumentuara dhe të miratuara në përputhje me kërkesat kontraktuale. - Mbikëqyr analizën e çmimeve të materialeve, punës dhe shërbimeve të nevojshme për projektin, duke siguruar që të gjitha të jenë të përballueshme dhe në përputhje me tregun. - Harton raporte mujore mbi statusin e kostos dhe progresin e projektit, duke siguruar që të gjitha shpenzimet të mbeten të kontrolluara dhe të përshtatshme për buxhetin e caktuar. - Siguron që të gjitha aktivitetet dhe shpenzimet në kantier të realizohen brenda kufijve të buxhetit të miratuar dhe në përputhje me strategjitë e menaxhimit të kostove. - Vlerëson kostot e nënkontraktorëve dhe përgatit analizat e kostos për kontratat e nënkontraktorit, duke siguruar që të gjithë të respektojnë vlerën e projektit. - Vlerëson dhe identifikon rreziqet që mund të ndikojnë në kostot e projektit, duke përfshirë vonesat, dhe rritje të çmimeve të materialeve. - Menaxhon çdo shpenzim të paplanifikuar dhe siguron që çdo ndryshim të jetë tërësisht i dokumentuar dhe të marrë miratimin përkatës nga palët kontraktuese. - Vlerëson koston e mundshme të projekteve të ardhshme dhe zhvillon analiza kostoje për të ndihmuar në planifikimin dhe buxhetimin e tyre. **Kualifikimet Dhe Kërkesat** - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi. - Eksperiencë pune 2-5 vjet; - Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve; - Të jetë i aftë të menaxhojë dhe punojë në grup; - Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime; - Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj. - Komunikim i mirë dhe aftësi për punë në ekip; - Disponueshmëri për punë në zyrë kantieri. **Përfitimet** - Një ambient mikpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional; - Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë. **Mënyra e Aplikimit** Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën **hr@progeen.com** (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera **.** *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-kostoist-at-progeen-construction-4375775382
Niveli: mid level

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme