Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Kuantifikimi

Gener 2 Flamuri i Shqipëri Shëngjini, Shqipëri Të tjera
Inxhinier Kuantifikimit eshte pergjegjes per volumet e punimeve dhe per te gjithe dokumentacionin tekniko ekonomik te te gjitha punimeve. **DETYRAT KRYESORE:** - Raportimi i punës së realizuar dhe shpenzimeve përkatëse. - Hartimi i librezave të masave për të gjithë proceset e punës së realizuar. - Hartimi i situacioneve sipas kontratave apo marrëveshjeve me nënkontraktorët - Raportimi i progresit fizik për çdo kontratë apo marrëveshje me nënkontraktorë. - Monitorimi i termave të kontratës dhe volumeve të parashikuara prej saj. - Hartimi i situacionit mujor sipas buxhetit të projektit shoqëruar me librezat e masave dhe vizatimet (as-built) përkatëse. - Alokimi i shpenzimeve sipas zërave të buxhetit. - Merr pjesë në realizimin e inventarit mujor të objektit. - Monitorimi i normave për materiale, makineri e punëtori sipas analizave të parashikuara në buxhet. **KRITERET KRYESORE:** - Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Gjeodezi ose Inxhinier Ndertimi; - Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë në zbatim dhe ne pergatitje libreza masash dhe situacionesh; Preferohet eksperience ne projekte civile dhe infrastrukturore; - Njohuri të mira të gjuhës angleze; - Njohuri shumë të mira Paketës Office, Autocad; - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup; - Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane. - Te zoteroje patente te klasit B. Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”. Afati i fundit i aplikimit është **data 20 Mars 2026, ora 17:00.** \* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. \* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-kuantifikimi-at-gener-2-4378161536
Niveli: mid level

Publikuar 03/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme