Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Mekatronik

EME ASHENSOR GROUP Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
**Përshkrimi i punës:** 1.     Mbikëqyrja dhe asistimi në instalimin e ashensorëve/shkallëve elektrike sipas standardeve teknike dhe të sigurisë. 2.     Kryerja e diagnostikimit të defekteve elektrike, mekanike dhe elektronike. 3.     Mirëmbajtja parandaluese dhe korrigjuese e ashensorëve. 4.     Hartimi dhe zbatimi i procedurave teknike për përmirësimin e performancës së sistemeve. 5.     Bashkëpunimi me ekipin e inxhinierëve dhe teknikëve për zgjidhjen e problemeve teknike. 6.     Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit përkatës. 7.     Respektimi i standardeve të sigurisë dhe rregulloreve në fuqi. **Kualifikimet e kërkuara:** ·        Diplomë universitare në Mekatronikë, Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme. ·        Përvojë pune minimalisht 5 vjeçare në fushën e instalimit, automatizimit ose mirëmbajtjes së pajisjeve elektromekanike (përvoja në sektorin e ashensorëve është avantazh). ·        Njohuri të mira në elektronikë, mekanikë, dhe sisteme automatizimi. ·        Aftësi për diagnostikim të shpejtë dhe zgjidhje të problemeve teknike. ·        Njohuri të programeve teknike dhe softuerëve të kontrollit (avantazh). ·        Aftësi pune në grup, përgjegjësi dhe komunikim i mirë. ·        Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme. **VENDODHJA:** Puna zhvillohet në terren në të gjithë Shqiperinë (kryesisht Tiranë dhe Durrës) si dhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.   **PAGA** ·        Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune. ·        Mundësi rritje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar. ·        Ofrimi i trajnimeve dhe kualifikimeve. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekatronik-at-eme-ashensor-group-4378947349
Niveli: mid level

Publikuar 04/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme