Kthehu te lista
Punë

Inxhinier Strukturist Përpunues

Progeen Construction Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN sh.p.k** . është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të **PROGEEN** janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote! **Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.** **Pozicioni:** Inxhinier/e Strukturist Përpunues **Vendndodhja:** Durrës **Përmbledhja e rolit:** Talenti dhe këmbëngulja e stafit tonë është një ndikim i drejtpërdrejtë në cilësinë e punës dhe suksesin tonë në praktikë. Ndaj Progeen po kërkon një inxhinier strukturist përpunues, që është i vetë-motivuar, korrekt dhe entuziast në punën e tij/ saj. **Detyrat Dhe Përgjegjësitë** - Të përpunojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit; - Të marrë pjesë në përzgjedhjen e materialeve të përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës që projektohet; - Të përpunojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale; - Të jetë pjesë e skuadrës së Strukturës në mbikëqyrjen e proceseve të ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe në zgjidhjen e problematikave që ndeshen gjatë kësaj faze; - Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamenteve të ndryshme të shoqërisë, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive. - Përpunimi i vizatimeve të strukturave prej betoni të armuar për zbatim; - Kontrolli i armimeve dhe elementeve beton/arme në marrëdhënie me supervizionin; - Monitorimi i ndryshimeve në zbatim dhe përgatitja e vizatimeve të ndërtimit sipas faktit (As-built). **Kualifikimet Dhe Aftësitë** - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi - Eksperiencë pune në profilin e kërkuar dhe/ ose të ngjashme; - Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit; - Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë. **Mënyra e Aplikimit** Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën **hr@progeen.com** , duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, **brenda datës 31.10.2025.** - Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-strukturist-p%C3%ABrpunues-at-progeen-construction-4375763745
Niveli: mid level

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme