Kthehu te lista
Punë

Inxhinier/e Planifikues/e

Progeen Construction Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN sh.p.k.** është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Pozicioni i punës:** Inxhinier/e Planifikues/e **Vendndodhja:** Durrës **Përshkrimi i rolit:** Kompania Progeen sh.p.k. kërkon një Inxhiniere Planifikuese për t’u bashkuar me ekipin e projektit në zyrën e kantierit. Ky rol është thelbësor për planifikimin, koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve të ndërtimit, duke siguruar që projektet të realizohen sipas afateve, buxhetit dhe standardeve të cilësisë. **Detyrat Dhe Përgjegjësitë** - Hartimi dhe përditësimi i planeve të punimeve në kantier; - Koordinimi i aktiviteteve ditore me ekipet e inxhinierëve dhe punëtorëve; - Monitorimi i progresit të punimeve dhe raportimi tek drejtuesit e projektit; - Analiza e afateve dhe identifikimi i rreziqeve të vonesave; - Përdorimi i softuerëve të planifikimit (p.sh. MS Project, Primavera) për menaxhimin e aktiviteteve; - Sigurimi që standardet e sigurisë dhe cilësisë të respektohen gjatë gjithë procesit. **Kualifikimet Dhe Kërkesat** - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme; - Eksperiencë e mëparshme në planifikim projektesh ndërtimi përbën avantazh; - Njohuri të mira në softuerë planifikimi dhe paketa MS Office; - Aftësi të forta organizative dhe analitike; - Komunikim i mirë dhe aftësi për punë në ekip; - Disponueshmëri për punë në zyrë kantieri **Përfitimet** - Një ambient mikpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional; - Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë. **Mënyra e Aplikimit** Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën **hr@progeen.com** (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera **.** *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e%C2%A0planifikues-e%C2%A0-at-progeen-construction-4360123019
Niveli: mid level

Publikuar 17/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme