Kthehu te lista
Punë

Kërkohet Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

T&XH sh.p.k Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
Kërkohet Inxhinier Ndërtimi në Zbatim Projekti: Vlora Marina Vendndodhja: Vlorë Për nevojat e zbatimit të punimeve në projektin Vlora Marina, T&XH sh.p.k kërkon të zgjerojë ekipin me një Inxhinier Ndërtimi në Zbatim, me eksperiencë në ndjekjen dhe menaxhimin e punimeve civile dhe rifiniturave në kantier. 🔹 Përgjegjësitë kryesore – Ndjekja e përditshme e punimeve në kantier sipas projektit të zbatimit – Organizimi dhe koordinimi i grupeve të punës, nënkontraktorëve dhe furnitorëve – Kontrolli i cilësisë së punimeve sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të zbatimit – Rakordimi i punimeve me projektet strukturore, arkitekturore dhe instalimet – Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike gjatë zbatimit – Përgatitja e raporteve ditore dhe javore mbi ecurinë e punimeve – Verifikimi i volumeve të punimeve të realizuara në terren – Zbatimi dhe monitorimi i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier 🔹 Kërkesat – Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi – Minimumi 3 vite eksperiencë në zbatimin e objekteve civile – Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike – Njohuri në organizimin e punimeve dhe kontrollin e cilësisë në kantier – Njohuri të programeve AutoCAD dhe MS Office – Aftësi të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi në terren – Preferohet banim në Vlorë ose zona përreth 🔹 Ofrohet – Angazhim në një projekt të rëndësishëm dhe në zhvillim aktiv – Ambient pune profesional dhe i strukturuar – Pagesë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe performancës 📩 APLIKO Dërgo CV në: info@txh-shpk.com 📞 +355 69 833 7777 Punimet vazhdojnë. Ekipi po zgjerohet. 🏗️ Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/k%C3%ABrkohet-inxhinier-nd%C3%ABrtimi-n%C3%AB-zbatim-at-t-xh-sh-p-k-4395663922
Niveli: mid level

Publikuar 01/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme