Punë
Kordinator/e
IPACK Group
Durrësi, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**Kërkojmë Koordinator/e Operacional për Fabrikë**
**Po kërkojmë një person praktik dhe të organizuar, i cili do të merret me menaxhimin e porosive të shitjeve dhe koordinimin e punës ditore në fabrikë.**
**Detyrat kryesore:**
- Mbajtja dhe ndjekja e porosive të shitjeve nga momenti i konfirmimit deri në realizim
- Blerja dhe sigurimi i materialeve ndihmëse të nevojshme për zbatimin e porosive
- Komunikimi i vazhdueshëm me furnitorët dhe ndjekja e afateve
- Hartimi dhe organizimi i planit ditor të punës në fabrikë
- Koordinimi me stafin e prodhimit për realizimin në kohë të porosive
**Çfarë kërkojmë:**
- Eksperiencë pune në fabrikë ose ambient prodhimi (e domosdoshme)
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi kohe
- Aftësi komunikimi dhe ndjekje të detajeve
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
**Ne ofrojmë:**
- Pagesë fikse + bonuse sipas performancës
- Stabilitet dhe perspektivë afatgjatë
- Ambient pune praktik dhe bashkëpunues
Nëse mendon se je i përshtatshëm për këtë pozicion, dërgo CV-në.
Faleminderit dhe presim të lidhemi me profesionistë të motivuar!
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kordinator-e-at-ipack-group-4356519829
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim