Kthehu te lista
Punë

Kryeinxhinier per projekte rezidenciale

Gener 2 Flamuri i Shqipëri Shëngjini, Shqipëri Të tjera
Kryeinxhinieri është përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen teknike të projektit, duke siguruar që projektimi dhe zbatimi i punimeve të realizohen sipas standardeve teknike, rregulloreve të ndërtimit dhe kërkesave të projektit. **DETYRAT KRYESORE:** ·     Drejton dhe koordinon aktivitetet teknike të projekteve të ndërtimit rezidencial. ·     Mbikëqyr dhe kontrollon projektet strukturore dhe arkitektonike përpara dhe gjatë zbatimit. ·  Siguron që punimet në kantier të realizohen sipas projektit ekzekutiv, standardeve teknike dhe legjislacionit në fuqi. ·     Koordinon punën ndërmjet inxhinierëve të projektit, projektuesve, kontraktorëve dhe mbikëqyrësve. ·     Ofron zgjidhje teknike për problemet që lindin gjatë zbatimit të punimeve. ·     Kontrollon dhe aprovon materialet dhe metodat e ndërtimit të përdorura në projekt. ·     Mbikëqyr përgatitjen dhe kontrollin e dokumentacionit teknik dhe raporteve të progresit. ·     Merr pjesë në planifikimin teknik dhe optimizimin e zgjidhjeve strukturore të projektit. ·     Siguron respektimin e standardeve të sigurisë në punë dhe cilësisë së ndërtimit. ·     Bashkëpunon me menaxhimin e projektit për të garantuar realizimin e objektivave në kohë dhe buxhet. **KRITERET KRYESORE:** ·     Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi. ·    Minimumi 8–10 vite eksperiencë profesionale në projekte ndërtimi, preferohet në projekte rezidenciale. ·     Eksperiencë në drejtimin teknik të projekteve ndërtimore. ·     Njohuri shumë të mira në analizë strukturore dhe projektim konstruktiv. ·    Aftësi në përdorimin e programeve teknike si AutoCAD, ETABS, SAP2000, MS Project ose programe të ngjashme. ·     Aftësi të forta organizative, menaxheriale dhe komunikimi. ·     Eksperiencë në **menaxhimin e projekteve të mëdha rezidenciale ose komerciale.** ·      **Të jetë i gatshëm të punojë / jetojë jashtë Tirane.** Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare www.gener2.al në seksionin “apliko online”. Afati i fundit i aplikimit është **data 03 Prill 2026, ora 17:00.** \* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. \* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/kryeinxhinier-per-projekte-rezidenciale-at-gener-2-4382584109
Niveli: mid level

Publikuar 11/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme