Kthehu te lista
Punë
Logo Brunes Group

Magazinier

Brunes Group

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
***Qëllimi i pozicionit*** ​ Magazinieri është përgjegjës për administrimin, organizimin dhe kontrollin e mallrave në magazinë, duke garantuar saktësinë e stokut, ruajtjen e produkteve sipas standardeve të kompanisë dhe shpërndarjen e tyre në kohë. **Detyrat kryesore** ​ - Pranon dhe kontrollon mallrat në hyrje sipas dokumentacionit shoqërues. - Sistemon dhe organizon produktet në magazinë sipas kategorive dhe vendndodhjes. - Përgatit dhe dorëzon porositë për klientët ose departamentet përkatëse. - Regjistron në sistem hyrjet, daljet dhe transferimet e mallrave. - Kryen kontrolle periodike të stokut dhe merr pjesë në inventarizimet e magazinës. - Verifikon saktësinë e dokumentacionit të magazinës dhe raporton çdo parregullsi. - Bashkëpunon me departamentet e shitjeve, logjistikës, financës dhe blerjeve. - Siguron ruajtjen e produkteve sipas standardeve dhe kushteve të përcaktuara. - Ndjek proceset e ngarkim-shkarkimit të mallrave. - Mban ambientet e magazinës të pastra, të organizuara dhe të sigurta. - Respekton procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në punë. - Raporton çdo problem teknik ose operativ që ndikon në funksionimin e magazinës. **Kualifikimet e kërkuara** ​ - Arsim i lartë. - Eksperiencë në pozicion të ngjashëm (preferohet). - Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit dhe programeve të menaxhimit të stokut. - Aftësi për të punuar me dokumentacion magazinimi. **Aftësi personale** ​ - Përgjegjshmëri dhe korrektësi. - Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve. - Aftësi për të punuar në grup. - Menaxhim i mirë i kohës dhe prioriteteve. - Gatishmëri për punë fizike dhe në ambiente magazinimi. ***Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".*** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/magazinier-at-brunes-group-4435987505
Niveli: mid level

Publikuar 10/07/2026 · Skadon 08/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme