Kthehu te lista
Punë
Logo Maritim Hotel Plaza Tirana

Marketing Coordinator

Maritim Hotel Plaza Tirana

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Maritim Hotel Plaza Tirana** është në kërkim të një kandidati të motivuar dhe krijues në pozicionin **Koordinator Marketingu.** **Përshkrimi i Pozicionit** Koordinatori i Marketingut do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut, me qëllim forcimin e prezencës së markës, rritjen e dukshmërisë online dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve të hotelit. **Detyrat** - Planifikimi dhe zbatimi i fushatave të marketingut (digital, print, dhe në ambientet e hotelit) - Menaxhimi i kanaleve të mediave sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn, etj.) dhe krijimi i përmbajtjes tërheqëse - Koordinimi me fotografë, dizajnerë dhe agjenci të jashtme për materiale promocionale - Përditësimi dhe optimizimi i faqes së internetit dhe platformave të rezervimit - Analizimi i performancës së fushatave dhe përgatitja e raporteve periodike - Bashkëpunimi me departamentet e Shitjeve, Eventeve dhe Ushqim & Pije për promovimin e ofertave dhe paketave - Organizimi dhe mbështetja e eventeve promocionale, lançimeve dhe bashkëpunimeve me influencerë - Ndjekja e trendeve të tregut dhe konkurrencës në industrinë e hotelerisë **Kualifikimet** - Diplomë Bachelor në Marketing, Komunikim, ose fusha të ngjashme - Minimalisht 1-2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme, preferohet në sektorin e hotelerisë ose turizmit - Njohuri të mira të mjeteve digjitale të marketingut (Meta Business Suite, Google Ads, Canva, etj.) - Aftësi të shkëlqyera komunikimi në shqip dhe anglisht (gjuha e tretë përbën avantazh) - Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi organizative - Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgoni CV-në tuaj tek e-maili **hr@plazatirana.com** Vetem kandidatet me te pershtatshem per kete pozicion pune do te kontaktohen nepermjet e-mailit *Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.* Faleminderit,  HR Department Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-coordinator-at-maritim-hotel-plaza-tirana-4438087556
Niveli: mid level

Publikuar 15/07/2026 · Skadon 13/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme