Kthehu te lista
Punë

Marketing Specialist

Brunes Group Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Pozicion Vakant: *Specialiste Marketingu Senior*** **Brunes sh.p.k** është një kompani lider në tregun e materialeve të ndërtimit, hidrosanitareve, pllakave dhe arredimit të brendshëm, me fokus në cilësi, dizajn dhe shërbim profesional. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe forcimit të brand-it, Brunes kërkon të punësojë një Specialiste Marketingu Senior. **Përgjegjësitë kryesore** - Harton dhe zbaton strategjinë e marketingut të kompanisë në përputhje me objektivat e shitjes dhe zhvillimit të brand-it Brunes - Menaxhon dhe koordinon fushatat e marketingut online dhe offline (social media, paid ads, evente, promo showroom-esh) - Menaxhon imazhin dhe komunikimin e brand-it në të gjitha kanalet (digital & fizik) - Bashkëpunon ngushtë me ekipet e shitjes, showroomeve dhe menaxhimit për lançime produktesh dhe fushata promocionale - Analizon tregun, konkurrencën dhe performancën e fushatave (KPI, ROI, raporte mujore) - Menaxhon buxhetin e marketingut dhe bashkëpunimet me agjenci marketingu, dizajni dhe media - Mbikëqyr krijimin e përmbajtjes (vizuale dhe tekstuale) në përputhje me identitetin e brand-it - Mbështet dhe koordinon stafin e marketingut (nëse ka) **Kualifikimet e kërkuara** - Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme - Minimumi 4–5 vite eksperiencë pune në marketing, preferohet eksperiencë senior - Njohuri shumë të mira të marketingut digjital (Meta Ads, Google Ads, Social Media, Email Marketing, SEO – avantazh) - Eksperiencë në menaxhimin e brand-it dhe fushatave promocionale për retail / B2B (avantazh sektor ndërtimi, arredimi, showroom) - Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese - Njohuri shumë të mira të paketës MS Office - Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (italishtja përbën avantazh) **Çfarë ofrojmë** - Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën - Ambient profesional dhe dinamik pune - Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale - Përfshirje aktive në strategjinë dhe vendimmarrjen e marketingut të kompanisë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-specialist-at-brunes-group-4344587712
Niveli: senior

Publikuar 18/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme