Kthehu te lista
Punë

Menaxher i Zyres Teknike

Gener 2 Flamuri i Shqipëri Shëngjini, Shqipëri Të tjera
Menaxheri i Zyrës Teknike është përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e të gjithë dokumentacionit teknik të projektit të ndërtimit, mbikëqyrjen e procesit të projekteve ekzekutive, kontrollin e vizatimeve dhe specifikimeve teknike, si dhe koordinimin midis projektuesve, kontraktorëve dhe ekipit të kantierit për të siguruar zbatimin korrekt të projektit. **DETYRAT KRYESORE:** ·        Menaxhon dhe koordinon aktivitetet e Zyrës Teknike në zbatimin e projektit. ·        Kontrollon dhe verifikon vizatimet teknike, projektet ekzekutive dhe specifikimet teknike para fillimit të punimeve. ·        Koordinon komunikimin teknik ndërmjet HQ dhe Kantierit. ·        Përgatit dhe menaxhon RFI (Request for Information), dorëzimet dhe dokumentacion teknik. ·        Ndjek dhe kontrollon ndryshimet në projekt (variacionet) dhe përgatit dokumentacionin përkatës. ·        Menaxhon shop drawings/implementation drawings dhe as-built drawings dhe dokumentacionin final të projektit. ·        Mbështet menaxhimin e projektit në planifikimin teknik dhe zgjidhjen e problemeve teknike. ·        Koordinon përgatitjen e raporteve teknike dhe progresit të punimeve. ·        Siguron arkivimin dhe menaxhimin korrekt të dokumentacionit teknik të projektit. **KRITERET KRYESORE:** ·        Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi. ·        Minimumi 5–8 vite eksperiencë në projekte ndërtimi, preferohet në role teknike ose menaxheriale. ·        Njohuri të avancuara në AutoCAD, MS Project, MSC Office dhe programe të tjera teknike. ·        Përvojë në menaxhimin e dokumentacionit teknik dhe koordinimin e projekteve. ·        Njohuri të standardeve të ndërtimit dhe legjislacionit teknik. ·        Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi. ·        Aftësi për të menaxhuar ekipe dhe për të punuar nën presion. ·        Eksperiencë në projekte të mëdha ndërtimi (rezidenciale ose industriale). ·        Të jetë i gatshëm të punojë / jetojë jashtë Tirane. Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare www.gener2.al në seksionin “apliko online”. Afati i fundit i aplikimit është **data 03 Prill 2026, ora 17:00.** \* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. \* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-zyres-teknike-at-gener-2-4382882189
Niveli: mid level

Publikuar 11/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme