Punë
Menaxher Shitjesh Tirane
Upvisor Albania
Bajram Curri, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**Menaxher Shitjesh (Tiranë)**
Kompania e kontraktuar nga ne, një nga kompanitë kryesore në FMCG po kërkon një lider energjik, strategjik dhe të orientuar drejt rezultateve për të marrë rolin e Menaxherit të Shitjeve për zonën e Tiranës.
Nëse keni eksperiencë në udhëheqjen e skuadrave dhe njihni kanalet kryesore të tregut, dhe keni njohje në treg, ky pozicion është për ju!
**Përmbledhje e Rolit**
Si Menaxher Shitjesh, ju do të jeni përgjegjës për udhëheqjen dhe rritjen e ekipit tonë të terrenit në Tiranë, duke menaxhuar në mënyrë strategjike të gjitha kanalet e shitjes (Retail, Key Accounts, dhe HoReCa). Qëllimi juaj do të jetë maksimizimi i shitjeve, zgjerimi i portofolit të klientëve dhe zhvillimi profesional i skuadrës.
**Përgjegjësitë Kryesore:**
• Menaxhimi i Ekipit: Drejtimi, motivimi dhe trajnimi i një ekipi prej 8+
• Strategjia e Kanalit: Menaxhimi dhe zhvillimi i performancës në kanalet:
◦ Retail (Tradicionale & Moderne)
◦ Key Accounts (Klientët VIP / Rrjetet e mëdha)
◦ HoReCa (Hotele, Restorante, Kafe)
• Objektivat dhe Performanca: Ndjekja e planeve të shitjeve, analizimi i KPI-ve dhe raportimi i rregullt ecurisë tek eproret
• Marrëdhëniet me Klientët: Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët strategjikë.
• Analiza e Tregut: Monitorimi i konkurrencës dhe identifikimi i mundësive të reja për rritje.
Kërkesat për Kandidatin:
• Eksperiencë: Minimumi 10 vite eksperiencë në menaxhim shitjesh në industrine FMCG dhe në zonën e Tiranēs
• Lidership: Eksperiencë e provuar në menaxhimin
• Njohuri Tregu: Njohje e shkëlqyer e rrjetit HoReCa, Key Accounts dhe Retail në Tiranë.
• Aftësi Ndërpersonale: Aftësi të shkëlqyera negociuese, komunikuese dhe zgjidhëse të problemeve.
• Arsimi: Diplomë Universitare (Menaxhim, Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme).
• Leje Drejtimi: Patendë e Klasit B (e detyrueshme).
**Çfarë Ofrojmë Ne**
:
• Pagë mujore shumë konkurruese (e negociueshme bazuar në eksperiencën).
• Skemë joshëse bonusesh të bazuara në performancë.
• Makinë kompanie, telefon dhe mjete të tjera të nevojshme për punën.
• Ambient dinamik, mbështetës dhe mundësi reale për rritje profesionale.
**Si të Aplikoni?**
Nëse e gjeni veten në këtë profil, dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në adresën tonë të emailit: [upvisoral@gmail.com] me subjekt: "Aplikim: Menaxher Shitjeje - Tiranë".
📅 Afati i fundit për aplikime: 1 qershor 2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
#punësim #menaxhershitjeje #tirana #horeca #retail #keyaccounts #salesmanager #kariere
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-shitjesh-tirane-at-upvisor-albania-4413645132
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim