Kthehu te lista
Punë
Logo Kalux.al

Menaxher Shitjesh

Kalux.al

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**MENAXHER SHITJESH (AKSESORË MOBILERIE)** Kompania Kalux është në kërkim të një Menaxheri Shitjesh në Terren për t'u bërë pjesë e skuadrës sonë. Nëse jeni një profesionist i orientuar drejt rezultatit, me aftësi të shkëlqyera negociuese dhe dëshirë për të zhvilluar marrëdhënie afatgjata biznesi, ky pozicion është për ju. **Përgjegjësitë Kryesore:** ·          Zgjerimi i portofolit të klientëve duke identifikuar studio arkitekture dhe prodhues mobiliesh në terren. ·          Këshillimi teknik i klientëve dhe prezantimi i specifikimeve të produkteve tona. ·          Menaxhimi i plotë i ciklit të shitjes nga oferta deri te arkëtimi përmes sistemit CRM. ·          Planifikimi dhe realizimi i vizitave të strukturuara sistematike te klientët. **Kualifikimet e Kërkuara:** ·          2-3 vite eksperiencë e provuar në shitje në terren, me përparësi në sektorin e mobilerisë ose ndërtimit. ·          Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, ose fusha teknike të ngjashme. ·          Patentë shoferi e Kategorisë B (kusht i domosdoshëm) dhe gatishmëri për të udhëtuar. ·          Aftësi të shkëlqyera komunikimi, integritet profesional dhe eksperiencë me sisteme CRM. **Çfarë Ofrojmë:** ·          Një mjedis pune dinamik, profesionist dhe me mundësi reale rritjeje. ·          Automjet dhe mjete teknologjike pune të vendosura në dispozicion nga kompania. **Si të aplikoni:** Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tonë të email-it info@kalux.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-shitjesh-at-kalux-al-4437693187
Niveli: mid level

Publikuar 14/07/2026 · Skadon 12/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme