Kthehu te lista
Punë

Menaxhere Blerjesh

Brunes Group Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Pozicion Vakant: *Menaxhere Blerjesh*** **Brunes sh.p.k** , një nga kompanitë lider në tregun e mobilimeve, hidrosanitareve dhe produkteve për shtëpinë, është në fazë zgjerimi dhe po forcon departamentin e saj të furnizimeve. Aktualisht kërkojmë një **Menaxhere Blerjesh** të organizuar, analitike dhe me aftësi të forta negociuese për të garantuar një proces blerjesh efikas dhe marrëdhënie të qëndrueshme me furnitorët. **Përgjegjësitë kryesore** - Menaxhimi i procesit të blerjeve nga identifikimi i nevojave deri te porosia përfundimtare - Negocimi i çmimeve, kushteve dhe kontratave me furnitorët - Kërkimi dhe përzgjedhja e furnitorëve të rinj vendas dhe ndërkombëtarë - Monitorimi i stokut dhe planifikimi i furnizimeve sipas kërkesave të biznesit - Bashkëpunim i vazhdueshëm me financën, magazinën dhe departamentin e shitjeve - Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve dhe ndjekja e afateve të dorëzimit **Kualifikimet e kërkuara** - Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim ose fusha të ngjashme - Eksperiencë e mëparshme në blerje/furnizime - Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike - Njohuri të mira të tregut dhe menaxhimit të furnitorëve - Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve - Njohuri në programe financiare/ERP përbëjnë avantazh 📍 Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-blerjesh-at-brunes-group-4358872494
Niveli: mid level

Publikuar 04/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme