Punë
Menaxhere Zyre Durres (AFS real estate)
ASEL Albania
Përshkrimi
Ne "AFS Real Estate" jemi nje rrjet i lidhur profesionistesh te cilet ofrojme sherbime ndermjetesimi ne fushen e pasurive te paluajtshme per sa i perket shit-blerjes , marrjes apo dhenies me qira ne Shqiperi dhe kryesisht ne qytetin bregdetar te Durresit.
Vizioni yne eshte padyshim zgjerimi dhe perfeksionimi i rrjetit tone duke aspiruar ne sa me teper zyra dhe agjente te rinj, ambicioz dhe me deshiren per te bere karriere.
Misioni yne eshte qasja per nje sherbim sa me dinjitoz dhe sa me profesional aq edhe dashamires tek klientet tane. Eshte po ky mision i cili na udheheq drejt vizionit tone te perbashket dhe largpames!
Kerkojme te punesojme:
**Menaxhere Zyre Durres.**
**Menaxhim administrativ**
- Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme të zyrës.
- Menaxhimi i dokumentacionit të pronave (kontrata, marrveshje, dosje klientësh).
- Mbajtja e arkivës fizike dhe digjitale.
- Përgatitja e raporteve mujore dhe ditore.
**Komunikim & shërbim ndaj klientit**
- Pritja dhe orientimi i klientëve në zyrë.
- Menaxhimi i telefonatave, email-eve dhe rrjeteve sociale.
- Koordinimi i takimeve mes agjentëve dhe klientëve.
- Ndjekja e klientëve pas shërbimit (follow-up).
**Mbështetje për agjentët imobiliarë**
- Koordinimi i orareve dhe vizitave në prona.
- Përgatitja e materialeve të marketingut për pronat.
- Mbështetje në procesin e shitjes/qirasë.
- Kontrolli i saktësisë së informacionit të pronave.
**Marketing & promovim**
- Publikimi i pronave në portale imobiliare dhe rrjete sociale.
- Koordinimi i fushatave promocionale.
**Kualifikimet e kërkuara**
- Diplomë universitare (Administrim Biznesi, Ekonomi, Menaxhim, Juridik ose fusha të ngjashme – e preferueshme).
- Njohuri shumë të mira të përdorimit të kompjuterit (MS Office: Word, Excel, Outlook).
- Aftësi për përdorimin e platformave online dhe rrjeteve sociale.
- Njohuri të gjuhëve të huaja, veçanërisht anglisht (avantazh).
**Aftësi personale:**
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
- Komunikim i qartë dhe profesional me klientët.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të përballuar ngarkesë pune.
- Diskrecion, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhim kohe.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-zyre-durres-afs-real-estate-at-asel-albania-4444919541
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim