Punë
Merchandiser Regional
ASEL Albania
Përshkrimi
Je 24-35 vjeç, të pëlqen të udhëtosh, ke patentë makine dhe flet mirë anglisht? Një nga brendet më të njohura ndërkombëtare të pajisjeve shtëpiake (White Appliances) po kërkon një
**Merchandiser Regional**
për të mbuluar tregun e Shqipërisë dhe Kosovës!
Nëse dëshiron të përfaqësosh një lider global dhe të menaxhosh vetë lëvizjet e tua mes Tiranës, Prishtinës dhe qyteteve kryesore, bëhu gati për hapin e radhës në karrierë.
**Detyrat**
- **Imazhi i Brendit:**
Do të vizitosh pikat kryesore të shitjes (POS) në të dyja vendet sipas një plani të organizuar.
- **Kujdesi për Produktin:**
Do të sigurohesh që produktet tona të duken perfekte në dyqane (vendosja e duhur, pastërtia, materialet e marketingut dhe çmimet korrekte).
- **Trajnues dhe Bashkëpunëtor:**
Do të krijosh marrëdhënie të shkëlqyera me menaxherët e dyqaneve dhe do të trajnosh stafin e shitjeve për risitë e fundit të produkteve.
- **Raportim i thjeshtë:**
Do të mbash shënime për ecurinë e dyqaneve dhe do të bësh raportimet mujore (në anglisht).
**Kualifikimet**
- Patentë makine (dhe dëshirë për të udhëtuar nëpër rajon).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (për raportimet mujore).
- Aftësi shumë të mira komunikimi- të të pëlqejë të krijosh kontakte të reja me njerëzit.
- Energji, vëmendje ndaj detajeve dhe dëshirë për të punuar me standarde të larta.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/merchandiser-regional-at-asel-albania-4439229733
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim