Kthehu te lista
Punë

Mjek Nefrolog

Diaverum Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Shëndetësi, Medicinë
Location: Vlorë, AL Lezha, AL Shkodër, AL Elbasan, AL Korca, AL Date Posted: 6 Feb 2026 Contract type: Work Type: On-site Part Time / Full Time: **Mjek Nefrolog/Drejtues Mjekësor i Qendrës** është mjeku përgjegjës që, bazuar në ligjet, vendimet dhe rregullat në zbatim për Qendrën e Hemodializës, në përputhje me strukturën dhe mënyrën e punës së Qendrës, bën planifikimin e veprimtarive mjekësore dhe mundësimin e zbatimit të tyre. Asiston mjekët e përgjithshëm në rutinën e tyre të përditshme. Gjithashtu është mjeku përgjegjës për koordinimin e shërbimit mjekësor me shefat e shërbimeve dhe mjekëve specialistë të Spitalit Rajonal. **Detyra Specifike** - I pranishëm në qendrën e dializës çdo ditë - Përgjegjës për çdo aktivitet mjekësor në qendër - Menaxhon dhe drejton problematikat e aksesit vaskular - Menaxhon dhe trajton problematikat e ekuilibrit fosfo-kalçik - Menaxhon dhe orienton trajtimin e anemisë - Menaxhon nutricionin tek pacientët me Hemodializë - Menaxhon mjekimin e tensionit - Menaxhon dozën e mjekimit sipas GFR - Menaxhon ndërlikimet e dializës - Vlerëson gjendjen e pacientit; vendos për specifikat e trajtimit të dializës: rekomandim sipas protokolleve për trajtim e pacientëve me medikamentet shtesë - Vëzhgon punën e mjekëve të përgjithshëm, infermierëve gjatë gjithë kohës - Bën konsulta të pacientëve permanent kur kërkohet nga pacientët apo kur e shikon të nevojshme - Realizon kontroll mujor për të gjithë pacientët dhe plotëson çdo kartelë elektronike me konsultën Nefrologjike - Mban përgjegjësi mbi zbatimin e protokolleve apo rregulloreve në lidhje me nivelin e kujdesit dhe sigurinë e pacientit - Percakton për cdo pacient kohëzgjatjen dhe frekuencën e marrjes së shërbimit të hemodializës - Përcakton dhe justifikon rastet e seancave më pak ose më shumë se 3herë/javë dhe kohëzgjatje 4 orë - Mirëmban ndërlidhje të vazhdueshme mes qendrës së dializës dhe stafit menaxherial - Mban përgjegjësi për zbatimin e protokollit të hemodializës miratuar me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Nr. 258, dt 17.06.2014 **Edukimi** - I Specializuar ne Nefrologji. **Experienca** - Te pakten 2 vite experience. **Gjuhët** - Te kete aftesi te mira komunikuese ne Anglisht **IT** - Njohuri te mira te programeve Office dhe aftesi bazike kompjuterike. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/mjek-nefrolog-at-diaverum-4252811972
Niveli: mid level

Publikuar 02/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme