Kthehu te lista
Punë
Logo Luarasi University

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN EKONOMIK UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

Luarasi University

njoftim-per-vende-te-lira-pune-per-personel-akademik-me-kohe-te-plote-ne-fakultetin-ekonomik-universitetit-luarasi-per-vitin-akademik-2024-2025-dtp3sg

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Posted on 24 Jan 2025 / off / Web Admin NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN EKONOMIK UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025 Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “ Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2024 – 2025”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për **5 vende të lira pune si Pedagog i brendshëm në Fakultetit Ekonomik.** *Përshkrimi i vendit të punës* Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet, do të ketë postin e Pedagogut të brendshëm dhe do të anagazhohet në mësimdhënie në programin e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”, pranë Fakultetit Ekonomik. Të implementojë standarte të larta mësimdhënieje dhe kërkimi duke përmirësuar vazhdimisht kurrikulën dhe metodologjinë e mësimdhënies. Ofrimi i këshillimit dhe mbështetjes akademike për studentet. Kontribut në përmirësimin e kurrikules dhe programeve te reja te studimit. Promovimi i Fakultetit Ekonomik ne nivel kombetar dhe nderkombetar *Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët:* - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron; - Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie. - Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim; - Të jetë i aftë nga ana shëndetësore; - Të ketë eksperiencë në punë. **Detyrat Kryesore** - Mësimdhënie në lëndët që ndodhen nën kompetencën e Departamentit të Financë-Bankës, Biznesit ose Ekonomiksit. - Përgatitje dhe realizim i planeve mësimore dhe programit akademik. - Kryerje kërkimesh shkencore dhe studimeve në fushën e Financës, Administrimit të Biznesit dhe Ekonomiksit. - Mbikëqyrje e punimeve të diplomës dhe këshillimit akademik për studentët. - Pjesëmarrje aktive në aktivitete dhe projekte shkencore të departamentit dhe universitetit. **Kriteret Bazë** - Të jetë diplomuar ne Fakultetin Ekonomik në Universitete Shqiptare ose një Universitet të huaj (BE, OSBE, G20) - Të ketë minimumi diplomën MSC. - Gëzojnë përparësi kandidatët e rregjistruar në një shkallë Doktorale, ose që kanë mbrojtur gradën PhD, “Doktor i Shkencave” në Ekonomi. - Të ketë të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë profesionale. - Të zoterojë gjuhen Angleze me shkrim dhe të folur. - Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. **Aftësi Dhe Kompetencë** - Përvojë mësimdhënieje dhe/ose kërkimore në fushën përkatëse është një avantazh. - Shkathtësi të mira të komunikimit dhe bashkëpunimit në ekip. - Aftësi për të motivuar dhe udhëzuar studentët. *Dokumentacioni i kërkuar* 1- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi” 2- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi). 3- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë. 4- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL. 5- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore. 6- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi; 7- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar. 8- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj *Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.* Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën: **Universiteti “Luarasi”, Tiranë.** **Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1 Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri** **Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”** Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më **datë 31.01.2025 .** **Për Më Shumë Informacion Ju Lutem Kontaktoni** ***Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:*** ***Email:** hr@luarasi-univ.edu.al* Work & Internship Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4468175372/
Niveli: mid level

Publikuar 21/09/2026 · Skadon 20/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme