Kthehu te lista
Punë
Logo VAS GROUP

Office Manager

VAS GROUP

office-manager-26g6xm

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D. Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio. Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë. Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të stafit, po kërkojmë kandidatë të apasionuar pas turizmit, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi dhe ka përzemër krijimin e eksperiencave unike për klientët, për t'u bashkuar me ekipin në pozicionin Office Manager- Departamenti Vas Tour. **Përgjegjësitë Kryesore:** - Organizon dhe koordinon aktivitetin e përditshëm të zyrës dhe ekipit. - Vendosë objektiva individuale për stafin e njësisë dhe monitoron performancën e tyre e respektimin e afateve. - Ndjek zbatimin e objektivave, detyrave dhe planeve të punës të përcaktuara nga menaxhmenti. - Organizon dhe shpërndan detyrat brenda ekipit, sipas prioriteteve dhe nevojave të punës. - Koordinon aktivitetin e shitjeve dhe mbështet ekipin në proceset e ofertimit, ndjekjes së klientëve dhe mbylljes së shitjeve. - Ndjek dhe mban marrëdhëniet me klientët dhe partnerët dhe siguron komunikim korrekt dhe profesional. - Siguron zbatimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë. - Përgatit raportet dhe rezultatet periodike të njësisë dhe raporton menaxhmentin për ecurinë e punës. - Identifikon problematikat në punën e përditshme dhe propozon e zbaton zgjidhje praktike. - Mbështet dhe udhëzon stafin në realizimin e detyrave dhe objektivave. - Siguron bashkëpunim dhe komunikim efektiv ndërmjet stafit dhe departamenteve. **Kërkesat** - Të ketë përfunduar studimet e larta ( Dega Menaxhim, Turizëm etj. përbën avantazh). - Minimumi **4 vite eksperiencë në sektorin e turizmit** , preferohet në Operator Turistik, DMC ose Agjenci Udhëtimi. - Eksperiencë në koordinimin e stafit dhe proceseve të punës. - Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës. - Aftësi për të ndjekur objektivat dhe performancën e ekipit. - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi. - Aftësi për të zgjidhur problematika dhe për të punuar në situata dinamike. - Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze. - Përvojë me sisteme/platforma të turizmit përbën avantazh. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në: hr@vasgroup.net - dhe të na vizitonojnë në kanalet tona online:Web: vasgroup.net. - Facebook: vasgroup; - Instagram: vas. group1; - Youtube: @PremiumChannel Albania Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4469920287/
Niveli: senior

Publikuar 21/09/2026 · Skadon 20/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme