Kthehu te lista
Punë

Operations Manager

AgiKons Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**ATDG (Art and Tourism Development Group)** , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë **ATDG** është zgjedhja jote më e mirë. Kerkojme te punesojme Menaxher Operacional **Detyrat** - Drejtimi dhe koordinimi i të gjitha departamenteve të hotelit - Sigurimi i standardeve të shërbimit dhe mikpritjes - Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive operacionale dhe financiare - Menaxhimi i buxhetit, kostove dhe rritja e të ardhurave - Rekrutimi, trajnimi dhe motivimi i stafit menaxherial dhe operativ - Ruajtja e marrëdhënieve të shkëlqyera me klientët, partnerët dhe furnitorët - Monitorimi i kënaqësisë së klientëve dhe trajtimi i ankesave në mënyrë profesionale **Kualifikimet** - Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Biznes ose fusha të ngjashme - Përvojë e mëparshme si General Manager ose në pozicione të larta drejtuese në hotele luksoze - Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe komunikimi - Njohuri shumë të mira të operacioneve hoteliere dhe menaxhimit financiar - Aftësi për të marrë vendime strategjike dhe për të punuar nën presion - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh) Te interesuarit te dergojne CV ne 0686480086 ose ne easy apply Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/operations-manager-at-agikons-4422260221
Niveli: senior

Publikuar 09/06/2026 · Skadon 08/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme