Kthehu te lista
Punë

Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës (UFT)

CCBS Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS)** , pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit. Në kuadër të këtij angazhimi, **CCBS** po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin **“Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës”** për një nga kompanitë e Grupit, **Uji i Ftohtë Tepelene (UFT)** . **Qëllimi i Punës:** Pozicioni planifikon, koordinon dhe monitoron të gjitha aktivitetet e logjistikës dhe magazinës, duke siguruar rrjedhën e duhur të materialeve dhe produkteve (produkte të gatshme, lëndë të para, pjesë këmbimi, paketim) në magazinat brenda dhe jashtë kompanisë. Garanton përmbushjen e afateve, sasive dhe standardeve të cilësisë, si dhe saktësinë dhe përmbushjen në kohë të të gjithë raporteve dhe dokumentacionit. **Roli dhe pergjegjesite:** **1. Objektivat Operacionale:** - Menaxhimi efikas i proceseve logjistike: zhdoganimi, magazinim, trajtim i brendshëm, transferime midis magazinave, transport dhe shpërndarje. - Sigurimi i funksionimit dhe organizimit të duhur të të gjitha lokacioneve të magazinës, duke garantuar rrjedhë të rregullt të materialeve dhe optimizim të hapësirës dhe burimeve. - Optimizimi dhe ulja e kostove të logjistikës dhe menaxhimit të magazinës përmes përmirësimeve të vazhdueshme të proceseve. **2. Objektivat e Cilësisë:** - Pajtueshmëria me standardet e cilësisë dhe sigurisë për të gjitha materialet e magazinuara. - Zvogëlimi i gabimeve, mospërputhjeve dhe moskonformiteteve të inventarit. - Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të magazinimit. - Sigurimi i kënaqësisë së klientëve të brendshëm dhe të jashtëm përmes një magazinimi efikas dhe të organizuar mirë. **Fushat Kryesore të Përgjegjësisë:** 1. Marrja e përgjegjësisë për logjistikën dhe proceset e magazinës, duke garantuar pajtueshmërinë me afatet, sasitë dhe cilësinë. 2. Optimizimi dhe ulja e kostove të logjistikës dhe burimeve të disponueshme, duke propozuar veprime të vazhdueshme për përmirësim. 3. Koordinimi i të gjitha aktivitetet e magazinave (brenda dhe jashtë), duke përfshirë: - Monitorimin dhe menaxhimin e inventarit fizik - Trajtimin e brendshëm të produkteve - Transferimin e mallrave midis magazinave sipas nevojave - Organizimin optimal të hapësirës së magazinimit - Monitorimin e kushteve të magazinimit dhe pajtueshmërinë me standardet e sigurisë dhe cilësisë 4.Planifikimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve logjistike që lidhen me transportin e lëndëve të para, produkteve të gatshme dhe pjesëve rezervë, duke bashkëpunuar me furnizuesit dhe transportuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë. 5.Koordinimi i rrjedhave të materialeve midis prodhimit, magazinës dhe klientëve/furnizuesve të brendshëm dhe të jashtëm. 6.Optimizimi i kohës dhe kostove të transportit. 7.Sigurimi që të gjithë dokumentacioni, faturat dhe deklaratat doganore të jenë të sakta dhe në përputhje me rregulloret dhe marrëveshjet tregtare. 8.Kontrolli i faturave mujore të ofruesve të shërbimeve të transportit dhe verifikimi i përputhshmërisë me sasitë e trajtuara. 9.Monitorimi i performancës së ofruesve të shërbimeve logjistike dhe propozim veprimesh korrigjuese kur është e nevojshme. 10.Mbikëqyrja e stafit të magazinës dhe operatorëve të pirunëve ngritës, duke siguruar respektimin e procedurave standarde. 11.Raportimi i çdo problematike tek Përgjegjësi Operacional i Prodhimit. 12.Pjesëmarrja në projekte ose detyra të tjera sipas nevojës. 13.Zbatimi i rregulloreve të sigurisë në vendin e punës. 14.Përputhshmëria me standardet **HACCP** dhe **ISO 9001:2015** . **Aftësitë dhe kualifikimet:** - Diplomë universitare në **Finance, Administrim Biznesi** ose fusha të ngjashme. - Përvojë pune në **logjistikë, magazinim ose menaxhim operativ** , preferohet në kompani prodhimi. - Njohuri mbi proceset e transportit, magazinimit dhe dokumentacionit doganor. - Aftësi të mira organizimi, planifikimi dhe menaxhimi të ekipit. - Aftësi analitike dhe orientim drejt optimizimit të proceseve dhe kostove. - Njohuri mbi standardet e cilësisë dhe sigurisë në industri. - Njohuri te mira te gjuhes Angleze ose Italiane - Te banoje ne Tepelene, Gjirokaster, Fier ose ne zonat perreth. **Të interesuarit mund të aplikojnë duke derguar email në** **hr@cocacola.al** **15/06/2026.** *Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-i-logjistik%C3%ABs-dhe-magazin%C3%ABs-uft-at-ccbs-4420746146
Niveli: mid level

Publikuar 04/06/2026 · Skadon 03/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme