Kthehu te lista
Punë

Përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit të Produkteve dhe Proceseve të Kredisë Konsumatore

OTP Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
**Pozicioni : Përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit të Produkteve dhe Proceseve të Kredisë Konsumatore** **Divizioni:  Retail** **Kualifikimi i kërkuar:** ·         Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të ; ·         Mbi pesë vite përvojë në sektorin financiar/bankar në detyra të lidhura me kërkesat e pozicionit; ·         Përvojë e provuar në udhëheqjen e ekipeve dhe nismave strategjike; ·         Njohuri të plota të produkteve të kreditimit, proceseve të kredisë, mjedisit rregullator dhe dinamikave të tregut; ·         Aftësi në analizë financiare, menaxhim projektesh dhe procesesh; ·         Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe menaxhim të palëve të interesuara; ·         Aftësi të forta analitike dhe mendim strategjik; ·         Lidership vizionar me qasje të orientuar drejt rezultateve **Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore** : **Zhvillimi dhe Menaxhimi i Produkteve** ·        Zhvillon dhe mirëmban një gamë të produkteve te kredive konsumatore për të gjitha segmentet e klientëve individualë që te përmbushe nevojat e tyre dhe objektivat e Bankës; ·        Analizon trendet e tregut, nevojat e klientëve dhe praktikat më të mira për të identifikuar mundësi rritjeje; ·        Përgatit dizenjimin dhe implementimin si edhe monitoron performancën e të gjitha produkteve të kredive konsumatore për individë; ·        Rishikon produktet ekzistuese për të rritur efikasitetin dhe për të maksimizuar perfitueshmërinë; ·        Menaxhon strategjitë e normave te interesit dhe komisioneve, ciklin e jetës së produktit dhe fushatat promocionale. **Zhvillimi dhe Menaxhimi i Proceseve** ·        Udhëheq iniciativa për të thjeshtuar dhe automatizuar proceset e kreditimit dhe prezanton e implementon praktikat më të mira; ·        Monitoron dhe vlerëson vazhdimisht proceset e kreditimit për të identifikuar pikat problematike dhe për të ndërmarrë veprime për përmirësim, me synim reduktimin e kohës së përpunimit dhe përmirësimin e përvojës së klientit; ·        Monitoron KPI-të e kohës së përpunimit dhe raporton rregullisht mbi efektivitetin e procesit, duke propozuar metoda përmirësimi. **Qeverisja dhe Përputhshmëria** ·        Siguron që të gjitha produktet dhe proceset të jenë në përputhje me kërkesat rregullatore dhe politikat e brendshme; ·        Bashkëpunon me ekipet e riskut, ligjore dhe përputhshmërisë për të siguruar kontroll dhe përputhshmëri te plotë; ·        Analizon dhe zbaton ndryshimet rregullatore që ndikojnë në veçoritë e produkteve si dhe transparencën e dokumenteve dhe informacionit; ·        Mbikëqyr përgjigjet ndaj auditimeve dhe siguron zbatimin e veprimeve korrigjuese. **Menaxhimi i bashkepunimit me departamentet e tjera** ·        Bashkëpunon me departamentet e brendshme si Shitjet, Marketingu, Projektet, IT, Risku etj. për të siguruar respektimin e kritereve te Riskut, implementimin e duhur të produktit në sistem, promocionin e produkteve dhe krijimin e fushatave specifike apo strategjisë promocionale. ·        Punon ngushtë me rrjetin e degëve dhe kanalet e shpërndarjes për të siguruar që produktet e kredive konsumatore të shiten në përputhje me objektivat e biznesit dhe që njohuritë për produktet të jenë në nivel të kenaqshëm; ·        Përgjegjës për raportime të rregullta ne Grup për zhvillimin e produkteve dhe proceseve konsumatore. **Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.** Afati i fundit i aplikimeve është **9 Korrik 2026** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-i-sektorit-t%C3%AB-zhvillimit-t%C3%AB-produkteve-dhe-proceseve-t%C3%AB-kredis%C3%AB-konsumatore-at-otp-bank-albania-4433156866
Niveli: mid level

Publikuar 03/07/2026 · Skadon 01/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme