Kthehu te lista
Punë
Logo Tirana Bank

Program Praktike - Bankieri Digjital

Tirana Bank

program-praktike-bankieri-digjital-g6ech3

Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
Pozicioni: Bankier Digjital Departamenti: Divizioni Retail, Rrjeti i Degëve Kompania: Tirana Bank sh.a. Vendndodhja: Rrjeti i degëve në qytetet : Tiranë, Durrës, Elbasan, Korcë, Shkodër, Lushnjë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Pogradec. Përshkrimi i kompanisë: Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, themeluar në vitin 1996 anëtare e Grupit BALFIN, e shtrirë në 36 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qenë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Në Tirana Bank, kultura është produkt i vlerave dhe angazhimit të secilit prej nesh për të dhënë më të mirën, çdo ditë. Në programin e internshipit, ne kërkojmë të krijojmë një përvojë kuptimplotë, shkëmbimi njohurish dhe përvojash ku pjesëmarrësit vlerësohen bazuar në aftësitë ndërpersonale dhe prezantimin e tyre. Bankieri Digjital është një përvojë unike e bankingut dhe përvojës së punësimit nën filozofinë #MësoDukePraktikuar ju do të jeni përfaqësues direkt të bankës si anëtar i ekipit të degës me konktribut direkt në objektivat e biznesit. Ju do të jeni pika e parë e kontaktit për klientët që hyjnë në degë, me fokus në përshëndetjen, orientimin dhe edukimin e tyre për përdorimin e kanaleve dixhitale të Tirana Bank. Roli juaj · Mirëpret dhe orienton klientët që vizitojnë degët e Tirana Bank. · Identifikon nevojat e klientëve dhe i drejtojnë ata te punonjësi përkatës kur është e nevojshme. · Ndihmon dhe orienton klientët për të lundruar dhe përdorur platformat e bankës dixhitale. · Përgjigjen ndaj pyetjeve të klientëve në lidhje me funksionalitetet, përfitimet dhe konfigurimin e kanaleve dixhitale. · Mbledh komente/sugjerime nga klientët mbi përvojën e tyre dixhitale dhe i raporton ato te drejtuesi i degës apo ekipi i produkteve dixhitale. · Kryen Transferta, depozita sipas kërkesës së klientit në përputhshmëri me procedurat e bankës. · Promovon produktet bankare në fokus të shitjes. · Ofron suport administrativ dhe asiston Bankierin Personal ne kryerjen e detyrave. · Pjesëmarrje në takime promocionale me klientë. Requirements Requirements Profili i kandidatit · Energjik. · Proaktiv. · I motivuar. · Aftësi të mira komunikuese. · Të vijojë studimet universitare në fushën e ekonomisë. · Orari i Praktikës Hënë – Premte Orari i angazhimit do të dakordësohet me menaxherin sipas rastit, me një minimum të frekuentimit prej 3 orë në ditë. Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet (CV) deri më 02 Shtator 2026. Ju lutemi vini re se do të kontaktohen vetëm aplikantët që plotësojnë kriteret e mësipërme. \*\*\*Të dhënat tuaja personale, të cilat dërgohen vullnetarisht si përgjigje ndaj këtij njoftimi për vende të lira pune, mblidhen dhe përpunohen manualisht dhe/ose elektronikisht nga Tirana Bank SA, për të vlerësuar përputhshmërinë tuaj me këtë vend të lirë pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në finalizimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Subjektet e të dhënave personale mund të ushtrojnë të drejtat e tyre të parashikuara nga ligji nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, pranë Tirana Bank SA, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Benefits https://www.tiranabank.al/karriera/puno-me-ne Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4455691338/
Niveli: mid level

Publikuar 19/08/2026 · Skadon 18/10/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme