Kthehu te lista
Punë
Logo BYD Albania

Sales Consultant

BYD Albania

sales-consultant-q0ghtv

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Bashkohu me Dream Auto Albania sh.a: Konsulent Shitjesh** Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durrës, Km.4| Full-time | **Mid–Level** **Dream Auto Tirana sh.a.** operon në sektorin automotive, e krijuar për të zhvilluar aktivitetin e importit, tregtimit, sherbimit dhe mbështetjes së BYD *një marke automotive e njohur në nivel globa* l, me fokus në ofrimin e një eksperience dealership profesionale, të besueshme dhe në përputhje me standarde të larta ndërkombëtare. Me nisjen e aktivitetit të BYD në tregun shqiptar, Dream Auto Tirana synon të zhvillojë dhe forcojë praninë e markës në vend, duke ofruar automjete dhe shërbime në përputhje me standardet ndërkombëtare të markës dhe një eksperiencë profesionale e cilësore për klientët. Një pjesë thelbësore e kësaj faze të zhvillimit është zgjerimi i aktivitetit të shitjes dhe forcimi i pranisë së markës në treg, përmes zhvillimit të kanaleve të shitjes, krijimit të mundësive të reja tregtare dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët. Për këtë arsye, kërkojmë një **Konsulent Shitjesh** , i/e cili/a do të ketë një rol aktiv në përfaqësimin profesional të shoqërisë dhe markës, identifikimin dhe zhvillimin e klientëve dhe mundësive të reja të shitjes, si dhe ndjekjen e tyre përmes kanaleve të ndryshme të shitjes. Konsulenti/ja do të menaxhojë procesin e shitjes me një qasje këshilluese dhe fokus drejt rezultateve, nga kontakti i parë dhe prezantimi i automjetit deri te negocimi, finalizimi i marrëveshjes dhe dorëzimi, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe siguruar një eksperiencë profesionale dhe cilësore në përputhje me standardet e markës. **Çfarë përfshin roli** ·       Identifikon dhe kontakton në mënyrë aktive klientë potencialë, duke krijuar mundësi të reja shitjeje dhe kontribuar në zgjerimin e bazës së klientëve. ·       Mirëpret klientët dhe siguron një eksperiencë profesionale gjatë gjithë procesit të shitjes, në përputhje me standardet e markës. ·       Zhvillon dhe ndjek mundësitë tregtare përmes kanaleve të ndryshme të shitjes, përfshirë showroom-in, kontaktet direkte, kanalet digjitale, referimet, eventet dhe klientët biznes. ·       Identifikon nevojat e klientit dhe propozon automjetin, konfigurimin, financimin dhe shërbimet shtesë më të përshtatshme. ·       Prezanton automjetet, karakteristikat dhe avantazhet e tyre, si dhe organizon test drive dhe demonstrime sipas nevojës. ·       Përgatit oferta tregtare, negocion dhe ndjek në mënyrë aktive klientët dhe lead-et deri në finalizimin e shitjes. ·       Punon për realizimin e objektivave individuale të shitjes dhe identifikon vazhdimisht mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit. ·       Ndërton dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët, duke krijuar mundësi për referime, shitje të përsëritura dhe mundësi të tjera tregtare. ·       Koordinon me funksionet përkatëse për finalizimin e dokumentacionit, pagesës, regjistrimit dhe dorëzimit të automjetit. ·       Mban të përditësuar CRM-in me kontaktet, lead-et, ofertat dhe statusin e shitjeve dhe përgatit raportimet përkatëse mbi aktivitetin tregtar. ·       Bashkëpunon me Marketingun dhe funksionet e tjera për fushata, evente, lançime dhe iniciativa që mbështesin gjenerimin e lead-eve dhe shitjeve. ·       Respekton standardet e markës, procedurat e shitjes, etikën profesionale dhe politikat tregtare të shoqërisë. **Kandidati/ja ideal/e sjell:** ·       Arsim i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme. ·       Minimum 2 vite përvojë në shitje, zhvillim biznesi ose role të orientuara drejt klientit. ·       Njohuri të mira mbi procesin e shitjes, prezantimin e produkteve dhe ndjekjen e klientëve. ·       Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me klientët. ·       Orientim të fortë drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave të shitjes. ·       Aftësi organizative për të menaxhuar njëkohësisht klientë, lead-e, oferta dhe ndjekjen e tyre. ·       Njohuri të mira në përdorimin e sistemeve CRM, paketës Microsoft Office dhe aplikacioneve të shitjes. ·       Njohuri të mira të gjuhës angleze. ·       Paraqitje profesionale, sjellje korrekte dhe integritet në përfaqësimin e shoqërisë dhe markës. **Përbëjnë avantazh:** ·       Përvoja në sektorin automotive. ·       Përvoja në zhvillimin aktiv të klientëve të rinj dhe gjenerimin e mundësive të reja të shitjes. ·       Eksperienca në menaxhimin e klientëve përmes kanaleve të ndryshme të shitjes. ·       Njohja e gjuhëve të tjera të huaja. **Çfarë ofrojmë** ·       Një rol kyç në zhvillimin e aktivitetit të shitjes dhe marrëdhënieve me klientët. ·       Mundësinë për të kontribuar në zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të markës dhe në një fazë të rëndësishme të rritjes së biznesit. ·       Mundësinë për të punuar me një markë të njohur ndërkombëtare. ·       Mjedis profesional, dinamik dhe bashkëpunues. ·       Hapësirë për iniciativë, përgjegjësi dhe rritje profesionale. ·       Paketë kompensimi konkurruese, në përputhje me eksperiencën. **Aplikimi:** Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: CV-në e përditësuar dhe një prezantim të shkurtër profesional ose letër interesi në: **communication@automaster.al;** **Afati i aplikimit:26.09.2026; Objekti i email-it: Konsulent Shitjesh** Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4465543427/
Niveli: mid level

Publikuar 16/09/2026 · Skadon 15/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme