Kthehu te lista
Punë

Senior Architect

Kastrati Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni** : Senior Architect **Vendodhja** : Tirane **Kastrati Group** , një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Menaxher Kontabiliteti për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj. **Detyrat:** - Harton koncepte arkitekturore për projekte të ndryshme, duke u bazuar në kërkesat funksionale, estetike dhe kontekstuale të çdo projekti. - Realizon te gjithë ciklin e projektit – nga ideja fillestare, zhvillimi i dizajnit, përgatitja e dokumentacionit teknik, deri te faza e zbatimit në terren. - Siguron që të gjitha projektet përmbushin standardet estetike, funksionale, teknike dhe legjislative në fuqi. - Koordinimi me ekipe të tjera si inxhinieri strukturore, MEP (mekanike, elektrike, hidraulike), urbanistë dhe konsulentë të tjerë për një integrim të plotë dhe të qëndrueshëm të projektit. - Realizon pergatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim për leje ndërtimi dhe për fazën e tenderimit, duke siguruar saktësinë dhe përputhjen me kërkesat ligjore. - Analizon dhe zgjedh materialet dhe teknologjite e përshtatshme për projektet, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe efikasitetin energjetik. - Sigurohet që punimet të jenë në përputhje me planifikimin, standardet dhe buxhetin. - Harton dhe miraton udhezime dhe standarde të brendshme për dizajn dhe dokumentacion teknik. **Kualifikimet:** - Diplomë në Arkitekturë ose fusha të ngjashme. - 5+ vite përvojë në projektimin dhe zbatimin e projekteve arkitekturore. - Njohuri të thella të standardeve ligjore, teknike dhe të sigurisë në ndërtim. - Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit të ideve kreative. - Përvoja në përdorimin e softuerëve të dizajnit (AutoCAD, etj.) Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën  **hr@kastratigroup.al**  duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-architect-at-kastrati-4354279280
Niveli: senior

Publikuar 23/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme