Kthehu te lista
Punë
Logo Kredo.al

Specialist i Lartë për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Proceseve

Kredo.al

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Rreth nesh** ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar *për pozicionin* **Specialist i Lartë për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Proceseve** **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore** - Analizon proceset ekzistuese të biznesit dhe identifikon mundësi për optimizim, automatizim dhe standardizim. - Dokumenton dhe përditëson proceset, procedurat dhe udhëzimet operative të kompanisë. - Mbledh dhe analizon kërkesat e departamenteve të biznesit për ndryshime ose zhvillime të reja. - Përgatit specifikimet funksionale për zhvillimet që do të implementohen nga departamenti i Teknologjisë së Informacionit. - Bashkëpunon me ekipin e IT gjatë analizës, zhvillimit, testimit dhe implementimit të funksionaliteteve ose sistemeve të reja. - Koordinon dhe realizon testimet funksionale (User Acceptance Testing – UAT) për zhvillimet e reja. - Monitoron rezultatet pas implementimit dhe propozon masa korrigjuese ose përmirësime të mëtejshme. - Mbështet zhvillimin dhe implementimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të reja. - Përgatit analiza, raporte dhe prezantime për menaxhimin mbi ecurinë e projekteve dhe iniciativave të përmirësimit. - Merr pjesë në projektet strategjike të kompanisë dhe koordinon iniciativat ndërdepartamentale. - Ofron mbështetje dhe udhëzime për departamentet gjatë implementimit të proceseve të reja. - Monitoron treguesit e performancës së proceseve dhe propozon iniciativa për përmirësim të vazhdueshëm. **Arsimi** - Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Inxhinieri Industriale, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme. - Studimet pasuniversitare ose certifikimet profesionale përbëjnë avantazh. **Eksperienca** - Minimumi 5 vite eksperiencë në analizën, zhvillimin ose përmirësimin e proceseve të biznesit. - Eksperiencë në sektorin bankar, financiar ose mikrofinanciar përbën avantazh. - Eksperiencë në menaxhimin ose koordinimin e projekteve ndërmjet departamenteve. **Njohuritë dhe Aftësitë** - Njohuri të metodologjive të analizës dhe optimizimit të proceseve. - Aftësi për hartimin dhe dokumentimin e proceseve të biznesit. - Njohuri mbi analizën e kërkesave funksionale dhe ciklin e zhvillimit të sistemeve. - Eksperiencë në testimin funksional (UAT). - Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint. - Njohuri të mjeteve si Jira, Confluence ose platforma të ngjashme përbëjnë avantazh. - Njohuri të mira të gjuhës angleze, me aftësi për të hartuar dokumentacion dhe për të komunikuar në mjedis profesional. **Kompetencat** - Mendim analitik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve. - Orientim drejt përmirësimit të vazhdueshëm. - Aftësi shumë të mira organizative dhe planifikuese. - Komunikim dhe bashkëpunim ndërdepartamental. - Menaxhim efektiv i prioriteteve dhe afateve. - Vëmendje e lartë ndaj detajeve. - Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë. - Aftësi për të menaxhuar ndryshimet organizative. - Integritet dhe profesionalizëm. **Benefitet** ECFA Sha dëshiron të krijojë një ambient të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron. Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë: - Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat - Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale - Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese **Instruksione mbi aplikimin** Nëse ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dergoni CV tuaj në linkun: https://talent.sage.hr/jobs/8b88d8cf-24f3-4d4b-bba3-0d55a538f094 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-lart%C3%AB-p%C3%ABr-p%C3%ABrmir%C3%ABsimin-dhe-zhvillimin-e-proceseve-at-kredo-al-4438403518
Niveli: senior

Publikuar 15/07/2026 · Skadon 13/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme