Punë
Specialist/e e Prokurimeve dhe Logjistikës
Texas Development
specialiste-e-prokurimeve-dhe-logjistikes-yw1x5l
Përshkrimi
Përshkrimi i Kompanisë
Texas Development është një kompani moderne e zhvillimit të pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit, e themeluar nga investitorë, specialistë të pasurive të paluajtshme, arkitektë dhe ekspertë teknikë me përvojë të gjerë ndërkombëtare. Duke ndërthurur dizajnin italian, teknologjinë gjermane dhe praktikat anglo-saksone të menaxhimit, kompania zhvillon projekte rezidenciale me standarde të larta, që ofrojnë cilësi, komoditet dhe vlerë afatgjatë. Në Texas Development, ne nuk ndërtojmë thjesht godina, ne krijojmë hapësira për një mënyrë jetese moderne dhe të sofistikuar.
Përshkrimi i Pozicionit
**Specialist/e i/e Prokurimeve dhe Logjistikës**
është një pozicion me kohë të plotë, me bazë në Tiranë.
Specialisti/ja është përgjegjës/e për mbarëvajtjen e prokurimeve në kohë dhe me cilësi. Njeh të gjitha fazat e procesit të kryerjes së tenderimeve, duke zbatuar legjislacionin për prokurimet. Analizon ofertat dhe propozon zgjidhje që sigurojnë optimizimin e kostove, cilësi të garantuar dhe respektimin e afateve për kompaninë.
**Përgjegjësitë Kryesore:**
• Menaxhon në mënyrë të plotë procesin e prokurimeve dhe tenderimeve, duke analizuar paketat tenderuese, përgatitur dokumentacionin sipas specifikimeve teknike dhe garantuar zhvillimin e procesit në përputhje me procedurat dhe afatet e projektit.
• Analizon ofertat teknike dhe financiare, përgatit raporte krahasuese, rekomandon ofertën më të favorshme dhe negocion çmime e kushte kontraktuale me furnitorë dhe nënkontraktorë, duke ndjekur procesin deri në nënshkrimin dhe finalizimin e kontratave.
• Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie profesionale me klientë, furnitorë dhe partnerë potencialë, me qëllim zgjerimin e rrjetit dhe sigurimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme.
• Planifikon dhe koordinon furnizimin dhe transportin e materialeve në kantier, monitoron dorëzimet dhe ndërhyn në rast vonesash apo problematikash për të garantuar vijimësinë e punimeve.
• Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave të prokurimit, garanton transparencën, konfidencialitetin dhe dokumentimin korrekt të çdo procesi, si dhe përgatit raportime periodike.
• Kryen detyra të tjera në përputhje me profilin e pozicionit.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme pune në prokurime, tenderime ose një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri të proceseve të prokurimit dhe tenderimit.
- Aftësi të mira në analizimin dhe krahasimin e ofertave teknike dhe financiare.
- Aftësi të mira negocimi me furnitorë dhe nënkontraktorë.
- Aftësi të mira organizative dhe në menaxhimin e afateve.
- Aftësi të mira për të punuar në grup.
- Etikë e lartë profesionale.
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4461082793/
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim