Kthehu te lista
Punë
Logo Klimateknika

Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh

Klimateknika

specialiste-erp-koordinim-projektesh-rhk4gf

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Prodhim
**Klimateknika Group kërkon të punësojë:**

**Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC**

📍
**Vendndodhja:**
Pran
ë
Rrethrrotullimi i TEG-ut, Tiranë

🕘
**Orari:**
Me kohë të plotë

**Rreth Klimateknika Group**

Klimateknika TB2 sh.p.k. është një nga kompanitë lider në tregun shqiptar në fushën e sistemeve
**HVAC**
, e specializuar në projektimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemeve solare termale për aplikime civile dhe industriale.

Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kërkojmë një
**Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC**
, me eksperiencë në administrimin dhe koordinimin e proceseve teknike dhe operacionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

• Hapja, përpunimi dhe administrimi i ofertave për klientët ekzistues dhe të rinj.

• Regjistrimi dhe administrimi në sistemin ERP i ofertave për sistemet
**Split dhe Multi Split**
.

• Regjistrimi i porosive dhe preventivëve për projekte
**VRF, Chiller dhe sisteme të tjera HVAC**
, duke përfshirë pajisje, tubacione, rakorderi, materiale ndihmëse dhe komponentë të tjerë.

• Përditësimi i të dhënave dhe materialeve të projekteve sipas kërkesave të ekipit teknik, duke garantuar saktësinë e kostove dhe dokumentimin e ndryshimeve.

• Koordinimi me departamentet përkatëse për nevojat e materialeve, disponueshmërinë dhe furnizimin në kohë të projekteve.

• Përgatitja e preventivëve për mirëmbajtje, furnizim, furnizim-vendosje, pjesë këmbimi dhe pajisje.

• Finalizimi i ofertave, gjenerimi i dokumentacionit dhe komunikimi me klientët gjatë procesit të prezantimit dhe konfirmimit të ofertës.

• Koordinimi i procedurave për lëshimin e materialeve nga magazina.

• Përgatitja e analizave
**Pivot**
, përpunimi i të dhënave dhe hartimi i raporteve periodike.

Kualifikimet e kërkuara

• Diplomë universitare në
**Inxhinieri Mekanike, Mekatronike, Inxhinieri Industriale**
ose fusha të ngjashme.

• Minimumi
**2 vite eksperiencë pune**
në administrim projektesh, shitje teknike, logjistikë ose menaxhim porosish; eksperienca në sektorin HVAC ose industri teknike përbën avantazh.

• Eksperiencë në përdorimin e sistemeve
**ERP**
; njohja e
**Odoo**
përbën avantazh.

• Njohuri të avancuara të
**Microsoft Excel**
, përfshirë analiza dhe raportim.

• Njohuri të mira të
**gjuhës angleze**
.

• Preferohet mosha
**mbi 25 vjeç**
.

Aftësitë që vlerësojmë

• Organizim dhe menaxhim shumë i mirë i kohës.

• Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.

• Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe detyra njëkohësisht.

• Bashkëpunim efektiv me departamente dhe ekipe të ndryshme.

• Aftësi të mira komunikimi me klientë, furnitorë dhe ekipe teknike.

• Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë
**CV-në**
në:

📧 joridahasani@klimateknika.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4469733604/
Niveli: senior

Publikuar 24/09/2026 · Skadon 23/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme