Kthehu te lista
Punë

Specialist/e Finance në Lushnjë

American Capital Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Specialist/e Finance në Lushnjë** **Vendndodhja:** Lushnjë, Shqipëri **Lloji i punësimit:** Me kohë të plotë Një prej kompanive të grupit **American Capital** , me fokus në prodhimin bujqësor dhe blegtoral në qytetin e **Lushnjës (Grabjan)** , kërkon të punësojë një **Specialist/e Finance** që do të mbështesë funksionet financiare të kompanisë duke siguruar raportim të saktë, menaxhim efektiv të kostove dhe kontroll të proceseve të përditshme financiare. **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Përditëson dhe mirëmban të dhënat në sistemin financiar sipas faturave të shitjes dhe blerjes; - Bashkëpunon me prodhimin dhe magazinën për rakordimin të dhënave financiare; - Menaxhon pagesat ndaj furnitorëve, ndjek arkëtimet nga klientët dhe bën rakordimin e arkës; - Monitoron orët e punës dhe bën përllogaritjen e pagave për punonjesit; - Bën rakordimin dhe kontrollin periodik të inventarit. **Kualifikimet:** - Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme; - Përvojë e mëparshme profesionale në financë. Eksperiencë në sektorin e agro-biznesit përbën avantazh; - Njohuri në Excel dhe përdorim të sistemeve financiare; - Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi analitike. *Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar një CV të përditësuar në adresën info@americancapital.al deri në datën 15 Shkurt 2026.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-finance-n%C3%AB-lushnj%C3%AB-at-american-capital-4356200082
Niveli: senior

Publikuar 27/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme