Kthehu te lista
Punë
Logo Ecommerce-Albania

Specialist/e i Burimeve Njerëzore (Infinity Investment)

Ecommerce-Albania

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Në kompaninë Infinity Investment Group, ne sjellim së bashku një grup të larmishëm ekspertësh të industrisë Gaming, ku secili kontribuon për krijimin e projekteve të jashtëzakonshme të kazinove në hotelet me 5 yje, në Shqipëri. Kompania jonë shpall të hapur aplikimet për pozicionin **HR Specialist** . **Përmbledhja e Pozicionit:** HR Specialist do të mbështesë dhe menaxhojë proceset kryesore të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, trajnimet, administrimin e stafit, vlerësimin e performancës dhe koordinimin me departamentet për çështjet që lidhen me punonjësit. **Detyrat** - Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve të rinj. - Ndjekja e procedurave të onboarding dhe largimit të stafit. - Organizimi dhe koordinimi i trajnimeve të brendshme. - Menaxhimi i lejeve, mungesave dhe dokumentacionit të punonjësve. - Ndjekja e problematikave të stafit dhe ofrimi i asistencës së nevojshme. - Koordinimi me departamentet për nevojat, performancën dhe çështjet që lidhen me stafin. - Mbështetja në hartimin dhe ndjekjen e skemave të bonuseve dhe incentivave. - Përgatitja e komunikimeve dhe dokumenteve zyrtare HR. - Kujdesi për zbatimin e rregullores së brendshme, politikave të kompanisë dhe disiplinës në punë. - Përgatitja e raporteve periodike mbi rekrutimet, largimet, trajnimet, mungesat dhe çështje të tjera HR. - Propozimi i përmirësimeve në proceset HR dhe në menaxhimin e stafit. - Organizimi i aktiviteteve të brendshme për stafin, si retreat-e, evente argëtuese dhe aktivitete motivuese për forcimin e bashkëpunimit dhe frymës së ekipit. **Kualifikimet** - Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në Fakultetin Juridik, Shkenca Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme. - Të ketë eksperiencë në të njëjtin pozicion minimalisht për një periudhë 3 vjeçare. - Të ketë njohuri shumë të mira mbi praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore. - Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar. - Të ketë njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office. - Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe koordinimi me departamente të ndryshme. - Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, korrektësia dhe përgjegjshmëria. **Ofrojmë:** - **Pagë konkurruese** - **Ambient pune pozitiv, modern dhe bashkëpunues, pranë ambjenteve të stadiumit Air Albania.** Të interesuarit ftohen të dërgojnë **CV-në e tyre** në adresën e emailit: Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-i-burimeve-njer%C3%ABzore-infinity-investment-at-ecommerce-albania-4437672483
Niveli: senior

Publikuar 14/07/2026 · Skadon 12/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme