Kthehu te lista
Punë
Logo ISIC Albania

Student Ambassador

ISIC Albania

student-ambassador-mtzjzs

Flamuri i Albania Bajram Curri, Albania Të tjera
🎓 
**Kërkojmë Ambasadorë Studentorë për ISIC Albania!**

Je student, të pëlqen të krijosh përmbajtje dhe kërkon përvojë reale me një markë ndërkombëtare? Ky rol është për ty.

**Rreth ISIC**

ISIC është e vetmja kartë studenti e njohur ndërkombëtarisht, e mbështetur nga UNESCO dhe e përdorur nga mbi 3 milionë studentë çdo vit. Me ISIC, studentët kursejnë në Spotify, udhëtime, blerje, argëtim, softuer dhe shumë më tepër, në Shqipëri dhe në mbarë botën.

**Roli**

Si Ambasador, do të përfaqësosh ISIC në rrjetet sociale dhe në fakultetin tënd. Do të na ndihmosh t’u tregojmë studentëve vendas vlerën e shtuar të kartës.

**📅 Kohëzgjatja:**
 6 muaj, me mundësi vazhdimi

⏱️ 
**Angazhimi:**
 fleksibël

**Çfarë do të bësh**

- Krijon video të shkurtra dhe postime për ISIC, me stilin tënd
- U tregon studentëve si kursejnë realisht: në udhëtime, aplikacione, ushqim dhe argëtim
- Shfaqesh në profilet zyrtare të ISIC Albania dhe i ndan postimet edhe në profilet e tua
- Përfaqëson ISIC në universitetin tënd: evente, stenda, panaire

**Kë kërkojmë**

- Studentë aktualë ose të sapodiplomuar
- Persona komunikues dhe krijues
- Që ndihen rehat para kamerës
- Me interes për rrjetet sociale, marketingun dhe brandingun



**Çfarë përfiton**

- Statusin e Ambasadorit të ISIC për CV dhe LinkedIn
- Përvojë reale si përfaqësues i një marke ndërkombëtare studentore
- Komision për çdo student të referuar me linkun tënd personal
- Përparësi për mundësi pune në të ardhmen pranë ISIC Albania

📩 
**Si të aplikosh**

Plotëso formularin ose na dërgo një email tek
**contact@studentcard.al**

Aplikimet mbyllen më 
**21 nëntor**
.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4489349163/
Niveli: mid level

Publikuar 14/11/2026 · Skadon 13/01/2027

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme