Asistente për Marrëdhënie me Klientët (Evropianë)
Përshkrimi
**Rreth Nesh**
SAM është një kompani prodhuese e veshjeve, me bazë në Tiranë, e themeluar në vitin 1993. Kompania është e specializuar në prodhimin e veshjeve sportive të personalizuara, duke operuar kryesisht për tregun evropian dhe duke ndjekur procese prodhimi sipas kërkesës, me fokus në cilësi, korrektësi dhe përgjegjësi sociale. Ne përdorim teknologji të avancuar të printimit digjital (sublimacion) për të ofruar produkte të përshtatura sipas kërkesave specifike të klientëve, duke garantuar efikasitet dhe qëndrueshmëri. Falë një procesi prodhimi të integruar vertikalisht, mbikëqyrim çdo fazë të prodhimit, nga dizajni deri te logjistikat dhe shërbejmë tregje si Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Jemi të certifikuar me BSCI Level A, çka dëshmon përkushtimin tonë ndaj qëndrueshmërisë, përgjegjësisë sociale dhe partneriteteve afatgjata.
**Përshkrimi i Pozicionit**
Roli i asistentes për marrëdhënie me klientët (Evropianë) lidhet me mbështetjen në komunikimin me klientët dhe menaxhimin e porosive, si dhe proceset administrative që lidhen me prodhimin dhe shitjet.
**Përgjegjësitë Kryesore**
- Marrjen e porosive të klientëve (
në mënyrë elektronike
) dhe vendosjen e tyre në dosjet përkatëse në sistemin e brendshëm elektronik të kompanisë.
- Komunikim online me etikë dhe kujdes me klientët, për sa i takon porosive të tyre.
- Përgatitjen e listës së paketimit (packing list) të porosive, si dhe materialeve të tjera shkresore (letra peshe, adresa, barcode, etj.) të nevojshme në proceset e ndryshme të prodhimit.
- Marrjen dhe ndjekjen e porosive të shitjeve online në të gjitha proceset e nevojshme.
- Pritja e vizitorëve në ambientet e kompanisë, duke ruajtur etikë dhe profesionalizëm.
**Kualifikimet dhe Aftësitë**
- Arsim i lartë (me diplomë)
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike: Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft Teams, kërkim dhe përdorim i internetit
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë
- Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në menaxhimin e detyrave

Location: Kashar, Tirane, Albania
Specifikimet
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/asistente-p%C3%ABr-marr%C3%ABdh%C3%ABnie-me-klient%C3%ABt-evropian%C3%AB-at-s-a-m-ltd-4352724515
Kërkohet CV
Po
Informacioni i shitësit
Admin User
Anëtar që nga: 2025