Drejtor, Dega Dibër
SIGAL Insurance Group

Drejtor, Dega Dibër

Tirana, Tirane, Albania
3 shikime
Postuar: 24.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.**
shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

**Drejtor, Dega Dibër**

*Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive*

:

**Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL INSURANCE GROUP”. Organizon dhe rregullon marrëdhëniet me klientë, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat.Planifikon, monitoron, kontrollon të gjitha operacionet dhe procedurat e shitjeve të kontratave te sigurimit.Propozon mënyrat e reklamimit/provimit në qytetin përkatës.Përgjigjet për realizimin e objektivave të degës.**

*Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:*

**·        Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Ekonomi, Drejtësi, Inxhinieri.**

**·        Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si menaxher ose drejtues në biznes ose në institucione publike.**

**·        Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.**

**·        Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur).**

**·        Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.**

Të interesuarit, brenda datës 07.04.2026 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it:
burimetnjerezore@sigal.al
 ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-dega-dib%C3%ABr-at-sigal-insurance-group-4388088975

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-dega-dib%C3%ABr-at-sigal-insurance-group-4388088975
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com