Inxhinier Laboratori për Materialet e Ndërtimit
IXHEM SHPK

Inxhinier Laboratori për Materialet e Ndërtimit

Durrës, Durres, Albania
34 shikime
Postuar: 13.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**I.XH.E.M Parafabrikat**

realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar , prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zhvillimit të saj, kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin:

**Inxhinier Materialesh / Inxhinier Laboratori për Materialet e Ndërtimit**

**Detyrat kryesore:**

- Mbikëqyrja e procesit të përpunimit të betonit dhe materialeve ndërtimore.
- Kryerja e testimeve të betonit dhe materialeve sipas standardeve kombëtare dhe europiane.
- Kontrolli i cilësisë së lëndëve të para dhe produkteve të gatshme.
- Hartimi i raporteve teknike dhe analizimi i rezultateve laboratorike.
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për optimizimin e recetave të betonit dhe përdorimin e aditivëve.

**Kualifikimet e kërkuara:**

- Diplomë universitare në
**Inxhinieri Materialesh**
,
**Inxhinieri Ndërtimi**
ose
**Kimi Industriale**
.
- Njohuri të mira mbi teknologjinë e betonit, materialeve ndërtimore dhe aditivëve.
- Eksperienca në laborator ose materiale ndërtimi është avantazh.
- Aftësi analitike dhe përgatitje dokumentacioni teknik.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur procedurat standarde.

**Çfarë ofrojmë:**

- Mundësi për zhvillim professional.
- Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik.
- Pagesë konkurruese në bazë të aftësive dhe përvojës.

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë:

Tel: 0694087215 e-mail: eridona.jaho@ixhem.com

- Vendodhja: Vrrinë, Sektor Rinia, Durrës.

Location: Durrës, Durres, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-laboratori-p%C3%ABr-materialet-e-nd%C3%ABrtimit-at-ixhem-shpk-4352698867

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-laboratori-p%C3%ABr-materialet-e-nd%C3%ABrtimit-at-ixhem-shpk-4352698867
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com