Menaxher i Zyres Teknike
Gener 2

Menaxher i Zyres Teknike

Shëngjin, Lezhe, Albania
6 shikime
Postuar: 11.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Menaxheri i Zyrës Teknike është përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e të gjithë dokumentacionit teknik të projektit të ndërtimit, mbikëqyrjen e procesit të projekteve ekzekutive, kontrollin e vizatimeve dhe specifikimeve teknike, si dhe koordinimin midis projektuesve, kontraktorëve dhe ekipit të kantierit për të siguruar zbatimin korrekt të projektit.

**DETYRAT KRYESORE:**

·        Menaxhon dhe koordinon aktivitetet e Zyrës Teknike në zbatimin e projektit.

·        Kontrollon dhe verifikon vizatimet teknike, projektet ekzekutive dhe specifikimet teknike para fillimit të punimeve.

·        Koordinon komunikimin teknik ndërmjet HQ dhe Kantierit.

·        Përgatit dhe menaxhon RFI (Request for Information), dorëzimet dhe dokumentacion teknik.

·        Ndjek dhe kontrollon ndryshimet në projekt (variacionet) dhe përgatit dokumentacionin përkatës.

·        Menaxhon shop drawings/implementation drawings dhe as-built drawings dhe dokumentacionin final të projektit.

·        Mbështet menaxhimin e projektit në planifikimin teknik dhe zgjidhjen e problemeve teknike.

·        Koordinon përgatitjen e raporteve teknike dhe progresit të punimeve.

·        Siguron arkivimin dhe menaxhimin korrekt të dokumentacionit teknik të projektit.

**KRITERET KRYESORE:**

·        Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.

·        Minimumi 5–8 vite eksperiencë në projekte ndërtimi, preferohet në role teknike ose menaxheriale.

·        Njohuri të avancuara në AutoCAD, MS Project, MSC Office dhe programe të tjera teknike.

·        Përvojë në menaxhimin e dokumentacionit teknik dhe koordinimin e projekteve.

·        Njohuri të standardeve të ndërtimit dhe legjislacionit teknik.

·        Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.

·        Aftësi për të menaxhuar ekipe dhe për të punuar nën presion.

·        Eksperiencë në projekte të mëdha ndërtimi (rezidenciale ose industriale).

·        Të jetë i gatshëm të punojë / jetojë jashtë Tirane.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare www.gener2.al në seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është
**data 03 Prill 2026, ora 17:00.**

\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

\* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Location: Shëngjin, Lezhe, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-zyres-teknike-at-gener-2-4382882189

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-zyres-teknike-at-gener-2-4382882189
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com