Specialist i Qendrës së Kontaktit - Departamenti Retail
Përshkrimi
ProCredit Bank kërkon të punësojë Specialist në Qendrën e Kontaktit, i cili/e cila do të ofrojë mbështetje dhe shërbim cilësor për klientët ekzistues dhe potencialë përmes kanaleve të komunikimit (telefon, email, rrjetet sociale, e-banking/mobile banking). Ky rol përfshin orientimin e klientëve drejt produkteve dhe shërbimeve që i përshtaten nevojave të tyre, si dhe mbështetjen e objektivave komerciale dhe cilësinë e përgjithshme të shërbimit të klientit.
**Përshkrimi i pozicionit:**
Specialisti i Qendrës së Kontaktit siguron një standard të lartë të kujdesit ndaj klientit, në përputhje me objektivat e institucionit. Ai/Ajo trajton kërkesat, nevojat dhe ankesat e klientëve dhe u ofron këshilla profesionale për produktet dhe shërbimet bankare, duke përfshirë llogaritë, depozitat, kreditë, kartat dhe mBanking/e-Banking.
**Përgjegjësitë kryesore:**
- Trajtimi profesional dhe efikas i thirrjeve telefonike dhe formave të tjera të komunikimit nga dhe për klientët.
- Përgjigjja ndaj pyetjeve, kërkesave dhe ankesave të klientëve përmes telefonit, email-it ose kanaleve digjitale.
- Informimi i klientëve mbi produktet dhe shërbimet e bankës për klientët individ, institucional dhe biznes.
- Regjistrimi dhe ndjekja e kërkesave të klientëve deri në zgjidhjen përfundimtare.
- Ofrimi i asistencës për zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave të klientëve.
- Mbështetja e fushatave komerciale dhe promovimi i produkteve të reja.
- Sigurimi që çdo komunikim të kryhet në përputhje me standardet e bankës për cilësinë dhe sigurinë e informacionit.
- Raportimi mbi volumin e kontakteve, llojin e kërkesave dhe feedback-un e klientëve.
- Identifikimi i mundësive për përmirësimin e shërbimit dhe rritjen e kënaqësisë së klientëve.
- Mbajtja e dokumentacionit dhe raportimi për aktivitetet e kryera.
**Kriteret për kandidatët:**
- Diplomë Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme (preferohet).
- Përvojë në qendër kontakti, shërbim klienti ose shitje, preferohet në sektorin bankar.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim (shqip dhe anglisht).
- Orientim ndaj klientit, durim dhe aftësi për të menaxhuar situata nën presion.
- Shkathtësi në përdorimin e aplikacioneve kompjuterike (MS Office, sistemet bankare dhe CRM).
- Njohuri bazë për produktet dhe shërbimet bankare konsiderohet avantazh.
- Fleksibilitet për të punuar me turne në varësi të nevojave të Qendrës së Kontaktit.
- Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur.
- Integritet, konfidencialitet dhe respekt rigoroz i procedurave.
**Çfarë ofron banka**
- Mundësi zhvillimi profesional në një institucion bankar me standarde ndërkombëtare.
- Trajnime të vazhdueshme në shërbimin e klientit dhe produktet bankare.
- Pjesëmarrje aktive në projekte të inovacionit digjital dhe përvojës së klientit.
- Ambient pune bashkëpunues, dinamik dhe fleksibil.
- Paketë konkurruese përfitimesh.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi tuaj në adresën:
***burime.njerezore@procredit-group.al***
*deri më*
***22.03.2026.***
*ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.*
*ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.*
*Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.*
*Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a*
burime.njerezore@procredit-group.com

Location: Tirana, Tirane, Albania
Specifikimet
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-qendr%C3%ABs-s%C3%AB-kontaktit-departamenti-retail-at-procredit-bank-albania-4384155613
Kërkohet CV
Po
Informacioni i shitësit
Admin User
Anëtar që nga: 2025