Procurement Specialist
Prisma

Procurement Specialist

0 EUR
Tirana, Albania
5 shikime
Postuar: 12.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

**Përshkrimi i Kompanisë**

Prisma është një kompani lidere në fushën e IT në Shqipëri, e specializuar në krijimin, zbatimin dhe integrimin e sistemeve të informacionit dhe programeve kompjuterike. Me mbi 17 vite eksperiencë në tregun e IT dhe partneritete të forta ndërkombëtare, Prisma është zgjedhja e parë për kompanitë shqiptare që synojnë të shkëlqejnë në treg. Prisma vlerëson vlerat njerëzore dhe synon të ofrojë një mjedis pune optimal për punonjësit e saj.

**Prisma po kërkon një Specialist Prokurimesh & Shitje!**

Kërkojmë një profesionist të organizuar, me background financiar/ekonomik dhe njohuri në tendera publikë dhe ndërkombëtarë, për t’u bashkuar me ekipin tonë.

Ky është një rol dinamik që kombinon prokurimet, shitjet, si edhe përgjegjësi të përgjithshme financiare të përditshme.

👉
**Një mundësi e shkëlqyer për rritje në karrierë**
në disa fusha: shitje, operacione, prokurime, finance.

**Detyrat kryesore:**

- Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për tendera publikë dhe ndërkombëtarë
- Menaxhimi i afateve dhe kërkesave në platformat zyrtare
- Ndjekja dhe arkivimi i kontratave pas fitimit të tenderit
- Koordinim me departamentet e brendshme për dokumentacion teknik/financiar
- **Menaxhimi i detyrave të përditshme financiare**
, si procesimi i pagesave, administrimi i transaksioneve dhe mbajtja e korrektësisë së dokumentacionit financiar
- Identifikimi dhe kontakti me klientë potencialë për rritjen e shitjeve

**Kualifikimet:**

- Formim financiar/ekonomik/juridik
- Njohuri ose eksperiencë në tendera publikë dhe/ose ndërkombëtarë (avantazh i fortë)

• Aftësi të shkëlqyera organizimi, analizimi dhe menaxhimi afatesh

• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe punë në grup


Njohuri të mira të paketës Office (veçanërisht Excel)

**Pse Prisma?**

- Mundësi të qarta rritjeje profesionale
- Projekte me partnerë të nivelit të lartë
- Ambient bashkëpunues dhe dinamik
- **Kushte pune të shkëlqyera**
dhe kulturë që mbështet zhvillimin personal

**Si të aplikoni:**

Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit "info@prisma.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-prisma-4349802464

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-prisma-4349802464
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com