Senior Lawyer
Klar Sh.P.K

Senior Lawyer

Tirana, Tirane, Albania
12 shikime
Postuar: 26.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

*Pozicion i hapur*
:
***Senior Lawyer.***

**PPërgjegjësitë Kryesore**

- Drejton dhe mbikëqyr të gjitha proceset ligjore që lidhen me projektet e zhvillimit, duke garantuar siguri juridike në çdo fazë të tyre.
- Strukturon, analizon dhe negocion marrëveshje strategjike me pronarë trualli, investitorë, bashkëpunëtorë strategjikë, institucione financiare dhe partnerë të tjerë të përfshirë në projekt.
- Harton, rishikon dhe negocion kontrata komplekse, përfshirë kontrata sipërmarrjeje, nënkontraktimi, furnizimi, shitblerjeje, bashkëpunimi, si dhe marrëveshje zhvillimi me pronarë të pasurive të paluajtshme.
- Siguron përputhshmëri të plotë të projekteve dhe operacioneve me legjislacionin civil, tregtar, urbanistik, mjedisor dhe tatimor në fuqi.
- Menaxhon çështjet gjyqësore dhe ndjek procedurat administrative, duke përfaqësuar kompaninë pranë gjykatave, institucioneve publike dhe autoriteteve rregullatore.
- Garantimin e përputhshmërisë së vazhdueshme të operacioneve të kompanisë me kuadrin ligjor dhe rregullator përkatës.
- Harton, përditëson dhe implementon procedura të brendshme ligjore dhe politika të qeverisjes korporative për minimizimin e riskut ligjor.
- Koordinon dhe mbikëqyr ekipin ligjor të brendshëm, si dhe bashkëpunëtorët e jashtëm (studio ligjore, noterë, ekspertë teknikë, konsulentë tatimorë etj.), duke siguruar efikasitet dhe koherencë në trajtimin e çështjeve ligjore.

**Kualifikimet**

- Diplomë në Drejtësi
- Minimumi 7+ vite eksperiencë profesionale, preferohet në pasuri të paluajtshme, ndërtim ose të drejtë tregtare.
- Eksperiencë e provuar në negocim dhe strukturim marrëveshjesh komplekse.
- Aftësi të forta analitike, strategjike dhe udhëheqëse.
- Integritet profesional dhe orientim drejt zgjidhjeve.

*\*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\**

*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\**

**Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-lawyer-at-klar-sh-p-k-4375240041

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-lawyer-at-klar-sh-p-k-4375240041
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com