Specialist Senior, Njësia e Retail KYC (Njih Klientin Tënd)
OTP Bank Albania

Specialist Senior, Njësia e Retail KYC (Njih Klientin Tënd)

0 EUR
Tirana, Albania
8 shikime
Postuar: 12.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

**Pozicioni:         Specialist Senior, Nj**
ë
**sia e Retail KYC (Njih Klientin T**
ë
**nd)**

**Divizioni:**
             
**Retail**

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**

· Gjeneron informacione strategjike për t’u përdorur në marrjen e vendimeve nga menaxherët;

·  Eshte përgjegjës për dhënien e opinionit dhe vlerësimin e dosjeve të klientëve për segmented e klienteve Individe dhe MSE (Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mesme);

· Shkruan dhe përditëson procedurat dhe udhëzimet bazuar në ndryshimet rregullatore të njoftuara nga Departamenti i Pajtueshmërisë dhe AML;

· Përgatit raporte të ndryshme të kërkuara nga supervizoret dhe palët e interesuara relevante;

· Kryen kontrolle cilësie mbi të dhënat e ruajtura (nivel portofoli) dhe mbi dosjet e zgjedhura të klientëve;

· Kryen monitorimin KYC (rishikime periodike) për klientët Individe dhe MSE sipas profilit të tyre të rrezikut;

· Bashkëpunon ngushtë me strukturat AML, menaxhimin e segmentit Retail (individe & MSE) dhe struktura të tjera të lidhura;

· Kontribuon në mirëmbajtjen e validimit të fushave të të dhënave fundore për të garantuar cilësinë e të dhënave, në bashkëpunim me departamentet e menaxhimit të segmentve ne Retail (Individe & MSE) dhe strukturat e IT-se;

· Trajnim dhe asistencë për degët në analizimin e të gjitha rasteve të lidhura me KYC në përputhje me kërkesat e politikave të brendshme dhe grupit për AML;

· Ka një rol proaktiv në përmirësimin e procesit të mbledhjes së të dhënave dhe në mundesine per automatizime;

· Kontribuon me ide dhe merr pjesë proaktivisht në propozime për përmirësimin dhe thjeshtimin e mëtejshëm të procesit KYC;

·  Përgjegjës për trajtimin e duhur dhe konfidencial të të dhënave sensitive të klientëve.

**Kualifikimi i kërkuar:**

- Diplomë universiteti në Ekonomi (Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Ekonomiks, Bankë) ose diploma të tjera të ngjashme;
- Minimum 2 vite përvojë në fushën e AML dhe proceset KYC;
- Njohuri për proceset bankare dhe ligjet/regulloret e zbatueshme ne fushen e AML-se;
- Aftesi të mira komunikimi dhe prezantim i qarte i ideve dhe mesazheve kundrejt të tjerëve;
- Të menduarit kritik dhe aftësi analitike;
- I/e afte të punojë në grup;
- I/e vetë-motivuar, i/e mirë organizuar, sistematik/e dhe diskret/e;
- Njohje shumë e mirë e programeve kompjuterike të aftë për të përgatitur prezantime, përdorim mjaft i mire i excel);
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet një plus.

Afati i fundit i aplikimeve është
**20 Dhjetor 2025.**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-senior-nj%C3%ABsia-e-retail-kyc-njih-klientin-t%C3%ABnd-at-otp-bank-albania-4349722929

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-senior-nj%C3%ABsia-e-retail-kyc-njih-klientin-t%C3%ABnd-at-otp-bank-albania-4349722929
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com