Kthehu te lista
Punë
Logo AgiKons

Ekonomist/e

AgiKons

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
S&D INVEST SH.A., e themeluar ne vitin 2008, është një nga kompanitë lider në zhvillimin e projekteve rezidenciale dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Me fokus të vazhdueshëm në cilësi, profesionalizëm dhe inovacion, kompania realizon projekte sipas standardeve të larta, duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme me klientët. **Rreth pozicionit** Jemi në kërkim të një Ekonomist/e të organizuar dhe të orientuar ndaj detajeve, i cili do të mbështesë aktivitetin financiar të kompanisë përmes administrimit të proceseve financiare, rakordimeve periodike dhe raportimeve të brendshme. **Përgjegjësitë kryesore** - Rakordon marrëdhëniet financiare me kompanitë e grupit. - Kryen rakordime periodike me klientët sipas rezidencave përkatëse. - Përgatit raporte të brendshme financiare sipas rezidencave. - Administron financiarisht sistemin e parkimit. - Kryen fiskalizimin dhe kontrollin e shitjeve mujore të parkimeve. - Përgatit raporte dhe analiza të tjera financiare sipas kërkesave të departamentit. - Mbështet ekipin financiar në aktivitetet e përditshme dhe procese të tjera të departamentit. **Kualifikimet** - Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet, Audit ose Administrim Biznesi. - Master përbën avantazh. - 1–3 vite eksperiencë pune në një pozicion të ngjashëm. - Njohuri të mira të Paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel. - Preferohet eksperiencë në përdorimin e programit Alpha Web. - Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi. - Përgjegjshmëri, saktësi dhe aftësi për të respektuar afatet. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekonomist-e-at-agikons-4441817208
Niveli: mid level

Publikuar 24/07/2026 · Skadon 22/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme