Kthehu te lista
Punë
Logo SOS Children's Villages

Financier

SOS Children's Villages

financier-jbzft8

Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
##

**POZICION VAKANT**

***Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.***

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin ***Financier!***

***Lokacioni: Tirane***

**Roli i pozicionit:**

Përgjegjës për administrimin financiar të Departamentit të Mbledhjes së Fondeve si dhe Projektit Shkodër, duke siguruar kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, administrimin e skemave të kompensimit (përfshirë bonuset e stafit fundraising) dhe funksionimin e rregullt të proceseve financiare.

Pozicioni garanton përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar dhe politikat e organizatës, si dhe mbështet menaxhmentin përmes raportimit dhe analizës financiare.

***Kriteret e Kerkuara*****:**

- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
- Minimumi 3 vite pervoje pune si Financier;
- Eksperiencë në buxhetim, raportim, analiza financiare dhe procedura prokurimi;
- Njohuri shume të mira të legjislacionit financiar dhe standardeve të kontabilitetit;
- Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve;
- Eksperience me skema bonuse dhe incentivimi eshte shume e preferuar.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
- Njohuri shume të mira të sistemeve financiare dhe kompjuterike;
- Aftësi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje;
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
- Pervoje ne aktivitetet financiare te fundraising ose marketingut konsiderohet avantazh;
- Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.

***Përgjegjësitë kryesore*****:**

**Aktiviteti financiar i Fundraising**

- Menaxhon dhe monitoron performancën financiare të aktiviteteve të mbledhjes së fondeve;
- Planifikon dhe ndjek buxhetet, si dhe analizon koston dhe efektivitetin e fushatave;
- Administron skemat e kompensimit dhe bonuset për stafin e fundraising;
- Bashkëpunon me ekipet përkatëse për planifikim dhe vendimmarrje financiare.

**Aktiviteti i Programit Shkodër**

- Siguron planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të projektit;
- Menaxhon rrjedhën e parasë, pagesat dhe detyrimet financiare;
- Përgatit raportime financiare dhe analiza për menaxhmentin;
- Mbështet proceset e prokurimit dhe administrimin e burimeve.

**Aktiviteti financiar dhe përputhshmëria**

- Siguron integritetin e regjistrimeve kontabël dhe dokumentacionit financiar;
- Garanton përputhshmëri me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi;
- Mbështet auditimet dhe forcon kontrollin e brendshëm.

**Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes**

*SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.*

- *Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.*
- *Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.*
- *Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.*
- *Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.*
- *Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.*

**Paraqitja e dokumentave:**

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës **15.10.2026** në adresën hr@soskd.org.al  dokumentat e mëposhtme:

CV

- Leter interesi
- Reference

*Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.*

Burimi: https://careers-sos-kd.icims.com/jobs/2664/job
Niveli: mid level

Publikuar 30/09/2026 · Skadon 29/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme