Kthehu te lista
Punë
Logo Salillari LTD

FINANCIER/E

Salillari LTD

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Kompania “ **SALILLARI Sh.p.k”** , Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative. **“SALILLARI Sh.p.k”**  aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin. **“SALILLARI Sh.p.k”** shpall pozicion të lirë pune  **FINANCIER/E.** **DETYRAT KRYESORE:** - Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të kryejë ndjekjen e tyre - Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefit të Financës. - Mbajtja e marrëdhënieve dhe rakordimi me klientët, furnitorët. - Mbajtja e kartelave të debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile. - Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin. - Ndjekja e shpenzimeve të aktiviteteve dhe kartelave për çdo llogari të shpenzimeve - Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël. - Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, deklarimin e taksave/ TVSH-së, etj.. - Përgatitja e dokumentacionit financiar. - Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat, QKB, Bankat etj. - Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës. - Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh. - Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë. **KRITERET KRYESORE:** - Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik. - Të ketë njohuri të mira mbi programin financiar Navision ose një program të ngjashëm. - Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office. - Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune, preferohet në sektorin e ndërtimit. - Të jetë e aftë të punojë në grup. - Mosha e preferuar, deri 45 vjeç. - Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze. **APLIKIMI** ***Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail:*** ***hr@salillari.al*** ***, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.*** ***\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.*** ***\* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.*** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-e-at-salillari-ltd-4441996173
Niveli: mid level

Publikuar 17/07/2026 · Skadon 15/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme